Berisha nxjerr videon: Lubia e papërmbajtur! Plaçkitësja më e madhe e buxhetit të shtetit!

Kryetari i PD, Sali Berisha ka publikuar një video në Facebook ku ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj flet pwr aferat e Belinda Ballukut.

Ahmetaj deklaronte se, sipas përllogaritjeve të tij dhe referencave nga bizneset, dëmi që Balluku ka shkaktuar në buxhetin e shtetit është dyfish më i madh se tërmeti i vitit 2019. Ai theksoi se kjo shifër përfshin vetëm dëmin e saj personal, pa llogaritur ndikimin e pjesës tjetër të institucioneve dhe individëve të përfshirë.

Ish-zëvendëskryeministri kritikoi gjithashtu rritjen e kostos së rrugëve, duke marrë si shembull Unazën e Tiranës dhe Tunelin e San Gotardos në Zvicër, dhe akuzoi qeverinë për mungesë transparence dhe analiza të pavarura nga inxhinierë dhe gazetarë investigativë.

Ahmetaj theksoi se vetëm tuneli i Llogarasë ka konsumuar shuma ekuivalente me dy inceneratorët e Fierit dhe Elbasanit dhe 15 shkolla të mëdha, duke e cilësuar Ballukun si “plaçkitësen më të madhe të buxhetit të shtetit”.

Ai gjithashtu akuzon Ballukun për emërimin e pesë ministrave në qeveri, që sipas tij synonin të “plotësonin zinxhirin e plaçkitjes”.  Ahmetaj përmendi edhe Pirro Vëngun, duke thënë se ky merret me pronat e ushtrisë dhe vepron me zell për t’i dorëzuar ato.

About Redaksia

Check Also

“Kur të hyj tek Palloshi, më dergo sms”/ Detaje nga makinacionet e Belës

Zbardhen detaje nga hetimet e SPAK për zëvendëskryeministren Belinda Balluku. Mësohet se në dosjen e …