CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

Berisha: Rama kërkoi dorëheqjen e Pirro Vengut, jo të Belindës siç raportojnë mediat!

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë deklaratës për gazetarët jashtë Parlamentit tha se, kryeministri Edi Rama ka kërkuar dorëheqjen e Pirro Vengut dhe jo të Ballukut, siç kanë raportuar mediat, duke e cilësuar situatën si një shembull të “dyfishtë të drejtësisë politike në vend”.

“Partia Socialiste ka frikë të tmerrshme nga vetja e tyre. E morët vesh, ku ia mbathi ky? A e patë se si u ngrit Pirro Vengu, u zhduk nga kjo? Se ju dezinformoni, thoni që Rama tha për Belindën që i kam kërkuar dorëheqjen në qeveri. Jo, ka qenë për Pirron që ta dini ju. Të paktën Belindës mos i jepni më rëndë…

…Se ku i kam burimet, i keni edhe ju, por u leverdis që t’ia shkarkoni të gjitha Belindës, por mua nuk më vjen keq për atë punë…

…Absolutisht do ketë protesta sepse pa protesta, situata vazhdon të degradojë gjithnjë e më shumë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha me eurodeputetin Cristian Terhes: Denoncova instalimin e narkoshtetit dhe shtypjen e opozitës në Shqipëri

Kryetari i PD, Sali Berisha zhvilloi sot një takim me eurodeputetin Cristian Terheș, njëherësh anëtari …