CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

Topalli në Kuvend: Po zbatohet një urdhër politik për t’i mbyllur gojën opozitës!

Deputetja e PD, Jozefina Topalli tha gjatë fjalës së saj në Kuvend se, po zbatohet një urdhër politik për t’i mbyllur gojën opozitës.

Gjatë fjalës së saj, Topalli kritikoi ashpër referimin ndaj një manuali në vend të rregullores së Kuvendit për menaxhimin e procedurave. Sipas saj, ky veprim është i paprecedentë dhe i rrezikshëm.

Topalli tha se, mohimi i së drejtës për të bërë pyetje është një shkelje e hapur e të drejtave kushtetuese të deputetëve dhe një praktikë që nuk ka ndodhur kurrë në historinë e parlamentarizmit shqiptar.

“Detyra e kryetarit të Kuvendit nuk është e thjeshtë. Jo sot. Shumë herë ke për t’u gjetur përballë situatave të vështira, nëse ju nuk vendosni që do i qëndroni vetëm rregullores. Mua më bën shumë përshtypje që ju flisni për manual dhe ju duket se manuali qëndron mbi rregulloren. Është njëlloj si të thosh ligji qëndron mbi Kushtetutën, apo kodet qëndrojnë mbi Kushtetutën, apo ligjet qëndrojnë mbi kodet. Është e paimagjinueshme që mund ta thoni një gjë të tillë.

Ka një historik parlamentarizmi dhe nuk ka ndodh kurrë që kur deputeti i opozitës apo i maxhorancës, ka dashur që të bëjnë pyetje, atij t’i mohohet e drejta e pyetjes. Dhe kjo është një e drejtë e tyre e fituar me Kushtetutë, me rregullore dhe me gjithë historikun që ne e kemi brenda këtij parlamenti me plus dhe minuse që ka.

Ndaj dhe, urdhri politik që ju keni marrë, që ju keni marrë, është për t’i mbyllur gojën opozitës. Kjo është një gjë shumë e rëndë. Ju thatë edhe një frazë: Këtë e bëjmë pasi hoqët dorë nga rregullorja dhe manuali, ju thatë që ne këtë e bëjmë për të mbrojtur shtetin. Po të ishte Ana, Hana Arendt, është një ndër filozofet më të veçanta të historisë së njerëzimit, ajo do thoshte se pikërisht autoritarizmi fillon në këtë pikë. Kur pushteti flet për shtetin dhe shteti hesht nga frika. Tashti do them një gjë nga eksperienca ime.

Nuk ka ndodh kurrë që kur organe të bazuara nga ligji apo nga Kushtetutë, kanë ardhur për të raportuar këtu dhe deputetët kanë dashur për të bërë pyetje, kurrë nuk i është mohuar e drejta e pyetjes. Dhe e fundit, njeriu vendos që edhe të ikë nga një karrigë, nëse ligji që detyron për të zbatuar bie në kundërshtim me vendimin politik të maxhorancës”, tha Topalli.

 

About Redaksia

Check Also

Berisha me eurodeputetin Cristian Terhes: Denoncova instalimin e narkoshtetit dhe shtypjen e opozitës në Shqipëri

Kryetari i PD, Sali Berisha zhvilloi sot një takim me eurodeputetin Cristian Terheș, njëherësh anëtari …