Berisha: Dumani është bërë avokati familjes së Edi Ramës! Disponon 4 shtëpi dhe thotë se banon me qira tek vjehrri

Kryetari i PD, Sali Berisha, në konferencën me gazetarët, tha se, Dumani disponon 4 shtëpi dhe thotë se banon me qira tek vjehrri.

Berisha tha se sistemi i drejtësisë është kthyer në mburojë të aferave të qeverisë, ndërsa akuzoi Dumanin për pasuri të pajustifikuara.

“Ndaj dhe u ndala në këtë rast se çfarë problemesh të tmerrshme ka ky sistem sot.

Ky është bërë avokat privat i familjes së Edi Ramës dhe Edi Ramës.

Avokat privat i aferave të Edi Ramës.

Nuk po ndalem në problemet e mia me të.

I kam thënë ato dhe dje në parlament e falënderova për vetingun.

Po!

Janë 4 shtëpi që disponon, ka çuar tjetrin që mburrej dje për një garsionere të vëllait të vet, që i paguante qiranë, e ka akuzuar se është i yti parlamenti dhe ka kërkaur një vit burg për të, për gjykatësin.

Vetë ka 4.

Dhe aty ku thotë paguaj qira te vjehrri.

Jam me qira tek vjehrri…

Pra, ne besoj se e bëmë me transparencë të plotë detyrën tonë.

Natyrisht këto janë një pjesë e problemeve.

Po nuk është i vogël se janë miliarda e miliarda të cilat vërtet Troplini ka një numër shumë të kufizuar dosjesh, që sipas një statistike përbëjnë 0.3 përqind të të gjitha dosjeve të Shqipërisë, por këto dosje janë dosjet e miliardave.

Ato vërtet janë 0.3 si numër, por ato janë dosjet e miliardave të vjedhura qytetarëve shqiptarë.

Janë dosje që peshojnë sa toka dhe që ai i mbyll dhe i stis siç do vetë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Bardhi: Balluku nuk mund të fshihet as pas frikës që ka kapur “Palloshin” që e ka marrë peng!

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar sërish ndaj zv.kryeministrja Belinda Balluku, …