Berisha: Në fjalën time në Kuvend u mora vetëm me shkelmimin e tmerrshëm që u ka bërë Dumani interesave të qytetarëve!

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë një konference për media deklaroi se fjalimi i tij në Kuvend nuk kishte për qëllim të trajtonte përplasjet personale, por shkeljet ndaj interesave të qytetarëve nga qeveria dhe zyrtarët e saj.

Ai përmendi aferat me vlerë 1.4 miliardë euro, duke përfshirë vjedhje në sektorin e energjisë, tunelin e Llogarasë, aeroportin e Vlorës dhe udhëtimet me avion çarter të kryeministrit.

“Dua të sqaroj pak qytetarët.

Me shumë të drejtë ju keni pritur, dhe duhet të prisni, që aty në parlament ju të jeni të parët.

Ju dhe interesat tuaja.

Por unë u them atyre sot këtu se pikërisht për këtë parim, në fjalën time nuk u mora me qëndrimet e tij antikushtetuese, antiligjore, hakmarrëse, primitive ndaj meje.

Jo! U mora me shkelmimin e tmerrshëm që u bën ai interesave të qytetarëve.

U mora me 1.4 miliard euro, një seri aferash dhe që nuk janë as një e katërta e aferave që ky person i papërgjegjshëm, mashtrues, nuk i heton sepse janë qeveritarët e tij.

Ua thashë edhe dje, flakët e djegësave dhe djegësi i Tiranës do djegin çdo njeri që ka dorën e tij të zezë në atë aferë, edhe Edi Ramën, edhe Altin Troplinin dhe secilin prej tyre.

Mbrojta 630 milionë euro që CEZ duhej t’u paguante shqiptarëve me fatura të certifikuara nga kompania ndërkombëtare, dhe që Edi Rama, në vend të arbitrazhit ku e kishim të sigurt fitoren, ndau me ta edhe 100 milionë euro të taksapaguesve shqiptare.

Ata, të quajtur, çfarë t’u them unë atyre, që dalin në media dhe thonë se nuk u fol për qytetarin, po të kujt janë ato para?

U fol për tunelin e Llogarasë, 50 milionë euro me një të rënë të lapsit, e dokumentuar.

U fol për aeroportin e Vlorës, 140 milionë euro.

U fol për vjedhjet e tmerrshme në energji.

Për udhëtimet e Edi Ramës me avion çarter.

Këta zotërinj që pretendojnë se nuk u fol për qytetarin, a nuk janë taksa të qytetarëve këto vjedhje?

Dhe prisni, thashë edhe njëherë, këto nuk janë as një e katërta apo një e pesta e parave të vjedhura.

Dhe do i merrni vesh nga kjo klikë, nga kjo dyshe Rama-Balluku dhe suita e tyre.

Vetëm Kontrolli i Lartë i Shtetit, dhe vetëm në disa agjenci të varura nga Lubi Balluku, ka konstatuar 2.2 miliard euro vjedhje dhe shpërdorime.

Vetëm në disa agjenci dhe disa afera, sepse KLSH nuk kontroll kurrë të gjitha aktet. Jo, ai ka praktikën e tij.

2.2 miliard euro! Po, absolutisht.

Kur Arben Ahmetaj thoshte se Lubia ka administruar 12 miliardë euro, të tjerët harronin vjedhjen dhe merreshin me miliardin.

Po ja pra. Prisni se do dalin të tjera.

Dhe ky merret me gjërat më të paqena.
140 milionë euro është vjedhje me checkup-in e Nushit. Ky bën sikur nuk ekziston. Atëherë a janë këto interesat e qytetarëve?

Unë them se janë interesa jetike të qytetarëve.

Ky zotëri komunikon se paska sekuestruar 63 milionë euro, po kujt ia dha ato? Kush i mori ato? Ku shkuan ato?

Po vetëm Franc Çopja ka 6 miliardë euro larje parash në Shqipëri.

Dhe ky na mburret se konfiskoi atë apartament apo atë apartament dhe që u zhdukën miliarda e miliarda, nuk thotë një fjalë.

Dhe pastaj lexonte gazeta, lexonte shkrimet e zëdhënësit të vet të porositura dhe të blera.

Prandaj dhe ishte … më kujtonte një personazh, ta shohin vetë si u bë. Se ka nxjerrë në treg veten e tij me aktet që ka kryer”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Bardhi: Balluku nuk mund të fshihet as pas frikës që ka kapur “Palloshin” që e ka marrë peng!

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar sërish ndaj zv.kryeministrja Belinda Balluku, …