Ted Kopliku zgjidhet drejtues i Departamentit Brain Gain në PD

Tedi Kopliku është zgjedhur drejtues i departamentit Brain Gain në PD. Kopliku, një anëtar i vjetër në këtë grupim dhe ish kandidat për deputet i PD në Shkodër u zgjodh të drejtojë Departamentit Brain Gain pas dorëheqjes së Andi Mustafajt.

Postimi i Tedi Koplikut

Falënderoj nga zemra të gjithë anëtarët e Departamentit Brain Gain për besimin dhe mbështetjen që më dhanë, duke më ngarkuar me përgjegjësinë e madhe të drejtimit.

Shpresoj ta përmbush me dinjitet, përkushtim dhe rezultate konkrete këtë detyrë!

Një falënderim i veçantë shkon për Andin, për punën e jashtëzakonshme që ka bërë gjatë këtyre tre viteve dhe për standardin e lartë që ka vendosur. Është një sfidë e vështirë për mua, por një sfidë që e kam marr përsipër me shumë dëshirë dhe vetëdije.

Falënderoj gjithashtu Neadën për garën dinjitoze dhe të gjithë ju që u bëtë pjesë e një proçesi shembullor. Veçanërisht Orgestin, Argiten dhe Amarildon që garantuan një garë, mbi të gjitha, me një transparencë të plotë.

Tani është koha të çojmë këtë departament edhe më lart.

Ta bëjmë laboratorin kryesor të ideve dhe burimeve njerëzore të Partisë Demokratike, në shërbim të Shqipërisë!

Mirënjohës!

About Redaksia

Check Also

Rama anulon udhëtimin drejt Brukselit, “ngujohet” në Kryeministri…

Kryeministri Edi Rama nuk do të marrë të marrë pjesë në Samitin e Zgjerimit të …