Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu ka ngritur disa shqetësime sa i takon funksionimit të institucionit që ai drejton, në auditimin publik. Gjatë raportimit në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë, Shehu tregoi se gjatë punës është vënë në dijeni të rasteve ku punonjësit janë shprehur se kanë frikë të auditojnë punën e kryeministrit.
Shehu theksoi se përballë situatave të tilla ai si drejtues institucioni nuk ka zgjidhje opsionale dhe hapësirat e tij për veprim mbeten të kufizuara.
Ai theksoi se ekspertët kërkojnë asistencë ndërkombëtare për të forcuar integritetin dhe efektivitetin e auditimeve shtetërore.
Arben Shehu: Një auditues më ka thënë se nuk është problemi për të komunikuar te ministri Cakaj gjetjet në Ministrinë e Jashtme drejtuar prej tij, por mungesa e mundësisë për t’ia transmetuar këto gjetje Kryeministrit, sepse ai është përgjegjës për Punët e Jashtme. Për shkak të situatave të tjera, punonjësi i KLSH është larguar nga institucioni. Më pas më ka dërguar një letër, ku shkruante se do t’iu drejtohej institucioneve ndërkombëtare për të më supertuar mua (Kryetarin e KLSH) për të audituar punën e kryeministrit, sepse ai nuk kishte mundësi ta bënte këtë për shkak të frikës.
“Çfarë të bëj unë në këto situata? Unë e fus veten tek ata persona që i frikem vetëm zotit dhe ligjit”, u shpreh Shehu në Komisionin e Ekonomisë.
Gazeta RD