Në hetimet e Ballukut ekspozohet Rama/ Cili është roli i amerikanëve? Provat e gjetura, foto kompromentuese

Në hetimet e Ballukut një rol parësor kanë ekspertët amerikanë/ Dokumentat dhe materialet ishin zhdukur, por është dashur ndërhyrja e ekpertëve amerikanë për ti rikuperuar të dhënat që kompromentojnë jo vetëm Ballukun, por edhe Ramën, të paktën në rastin e aferës së Tunelit të Llogarasë ku sipas Ahmetajt janë vjedhur të paktën 50 milionë euro.

Kjo është një nga fotot në Turqi të zhdukura nga Rama dhe Balluku prej rrjeteve sociale.

Gazetarja Klodiana Lala tregoi me detaje se si hetimet derivuan deri tek zv/kryeministrja dhe ministre e Energjisë, Belinda Balluku, teksa SPAK kishte futur në filtra ish-kreun e ARRSH, Evis Berberi, pas arrestimit të tij.

Sipas Lalës, hetuesit pretendojnë se zonja Balluku, kryeministri Edi Rama dhe 2 biznesmenë turq që kanë fituar tenderin e tunelit të Llogarasë, kanë qenë së bashku në një takim në Turqi.

Lala tha se tenderi për këtë investim, ishte fituar më parë nga kompania Gjoka shpk dhe më pas është anuluar dhe rifituar nga kompania turke.

“Ka rezultuar se fotot se, pasi ka deklaruar Ahmetaj në një intervistë televizive, janë zhdukur këto foto nga rrjetet sociale”, tha gazetarja Klodiana Lala.

Më tej, ajo shtoi se përmes një pajisje dhe përmes gjurmimit me ndihmën e ekspertëve amerikanë janë rikuperuar të dhëna, jo vetëm këto, por dhe të dhëna të tjera të lëvizjeve.

“Më pas është bërë krahasimi mes bisedave nga Ervis Berberi, lëvizjet në TIMS të Ballukut e Ramës po ashtu dhe të dhënave të marra nga burime të hapura, intervistat, deklaratat etj., dhe e gjithë kjo thonë hetuesit, ka derivuar situata.

Ajo çfarë e zbuloi zonjën Balluku është telefoni i zotit Berberi. Hetuesit pretendojnë psh, në një takim në Turqi, mes zonjës Balluku, kryeministrit dhe 2 biznesmenëve turq që kanë fituar tenderin, që ishte fituar më parë nga kompania Gjoka shpk dhe më pas është anuluar dhe rifituar nga kompania turke. Ka rezultuar se fotot se pasi ka deklaruar Ahmetaj në një intervistë televizive janë zhdukur këto foto nga rrjetet sociale. Përmes një pajisje dhe përmes gjurmimit me ndihmën e ekspertëve amerikanë janë rikuperuar të dhëna, jo vetëm këto, por dhe të dhëna të tjera të lëvizjeve dhe më pas është bërë krahasimi mes bisedave nga Ervis Berberi, lëvizjet në TIMS të Ballukut e Ramës po ashtu dhe të dhënave të marra nga burime të hapura, intervistat, deklaratat etj. dhe e gjithë kjo thonë hetuesit, ka derivuar situata.

Prokurorët po vijojnë hetimet në disa dosje. Dy celularë janë marrë të premten e shkuar dhe janë të dy bashkëpunëtoreve më të ngushta të saj, është kontrolluar dhe një zyrë e cila mendohet se ka dokumente që lidhen me praktikat e këtyre tenderave. 

 

About Krye Redaktor

Check Also

Berisha: Një arritje e re e Kosovës!

Kryetari i PD, Sali Berisha, ka reaguar pas lajmit se Siria ka njohur zyrtarisht pavarësinë …