Bajaziti: Prokurorët në Belgjikë të alarmuar nga narkoshteti në Shqipëri!

Erisa Bajaziti, pedagoge në Bruksel, e ftuar në emisionin Task Force në Syri Tv, ka ngritur alarmin për eksportin e ‘narkoshtetit; shqiptar në Belgjikë.

‘Ngjizja e një narkoshteti në Belgjikë dhe Shqipëria duket se po infekton demokraci të konsoliduara për t’u kthyer në një narkoshtet’, u shpreh Bajaziti. Sipas saj, alarmin e ka ngritur një prokurore e Antwerpit në Belgjikë, e cila flet për shtet paralel të strukturave të narkoshtetit

Bajaziti thotë se, hetuesit belgë flasin për 3 komponentë të rëndësishëm, kur është fjala për narkoshtetin që po instalohet edhe në Belgjikë dhe që ka alarmuar institucionet atje.

Bajaziti thotë se, së pari bëhet fjalë për ekonominë legale dhe paratë cash që investohen nga krimi i organizuar në pasuri të paluajtshme dhe biznes, së dyti, korrupsioni, që lidhet me korruptimin e zyrtarëve që punojnë në institucionet ligjzbatuese, dhe së treti, me përdorimin e dhunës ndërmjet bandave, një fenomen që po prek edhe qytetarin e pafajshëm.

Me mjaft interes, sipas Bajazitit është edhe ardhja me mision e dy ministrave belgë në fillim të tetorit në Tiranë, për shkak të shqetësimeve në rritje atje të dosjeve të bandave kriminale të dala nga sky ecc, investimet e krimit në pasuri e biznese, që për pedagogen flasin për një fenomen jashtëzakonisht të frikshëm që po ndodh në Shqipëri.

Nëse flasim për narkoshtetin, së fundmi në Belgjikë një nga prokuroret e Antwerpit, që formon trekëndësh të rëndësishëm me Portin e Hamburgut dhe Rotedamit, kur flitet për krimin e organizuar dhe trafikun e lëndëve narkotike, ka shkruar një letër për shtet paralel të strukturave të narkoshtetit. Ngjizja e një narkoshteti në Belgjikë, Shqipëria duket se po infekton demokraci të konsoliduara për t’u kthyer në një narkoshtet.

Prokurorja e Antwerp flet për karakteristikat e narkoshtetit. 1- Ekonomia legale, me para cash, biznese që operojnë në hoteleri e pasuri të paluajtshme. Ftesë e gjerë e kryeministrit për të investuar në Shqipëri; 2- Korrupsioni, korruptimi i zyrtarëve që punojnë në institucionet ligjzbatuese dhe të drejtësisë. Blihen ose kërcënohen. 3- Përdorimi i dhunës si ndërmjet bandave, por edhe dhuna ndaj qytetarëve të pafajshëm, viktima të krimit.

Ky është lajm i zakonshëm edhe në Belgjikë. Mjafton rasti i shqiptarit që u var në tabelë në autostradë, krijoi frikë edhe te qytetarët. Situatë të tilla në Shqipëri po eksportohen edhe në Belgjikë, ku janë institucionet evropiane. Kjo prokurore është vënë nën mbrojtje për shkak të deklaratave që ka bërë.

Kanë ardhur në Tiranë dy misnitra me mision, sepse ka para kriminale, scy ecc. Këto dosje tregojnë se miliona euro para krimi investohet në pasuri të paluajtshme, ndërtim e biznese. Me rëndësi për to është bashkëpunimi për t’i shkatërruar. Gjatë misionit të dy ministrave është diskutuar mundësia që këto pasuri kriminale, një pjesë kërkohen të kthehen në thesarin belg. Tema e 2, është mbipopullimi i burgjeve në Belgjikë. 370 shqiptare, 253 pa leje qëndrimi. Të krijohen burgje të reja për të ulur mbipopullimin në Belgjikë. Bashkëpunimi policor, për të luftuar krimin e organizuar.

S’mund ti shohim si ngjarje të ndara. Letra e prokurores në Belgjikë, vizita e ministrave në Shqipëri dhe narkoshteti në Belgjikë. Opozitë e trumbeton me të drejtë narkoshtetin, dhe është bërë problematike sepse e kemi eksportuar edhe në Belgjikë. Letra e prokurores, dosjet e sky ecc, ardhja e 2 ministrave në Shqipëri, gjen elemente që duhet të na shqetësojnë. Ditën që ministrat që kanë qenë në Shqipëri ka ndodhur dhe vrasja e gjyqtarit në sallën e gjyqit. Lidhjet e krimit dhe investimet në Shqipëri, për mua është jashtëzakonisht frikësuese.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Në kushtet e një parlamenti që bllokon tërësisht hapësirën e opozitës, qytetarët do thonë fjalën e tyre!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh jashtë sallës së parlamentit se pseudo-mazhoranca ka …