Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas rrëzimit të kërkesës së opozitës për shkarkimin e kryeparlamentarit Niko Peleshi, pasi ky i fundit, në vetëm 1 muaj në detyrë, ka kryer shkelje të rënda të Kushtetutës.
Bardhi shkruan në reagimin e tij se, Niko Peleshi mund të vazhdojë të qëndrojë në detyrë me votën e 79 memec-deputetëve, por ai vazhdon në këtë funksion si Kryevartës i Taulant Ballës, jo si Kryetar i Kuvendit të 140 deputetëve.
Reagimi
Niko Peleshi mund të vazhdojë të qëndrojë në detyrë me votën e 79 memec-deputetëve, por ai vazhdon në këtë funksion si Kryevartës i Taulant Ballës, jo si Kryetar i Kuvendit të 140 deputetëve.
Ai hyri tashmë në historinë e parlamentarizimit të vendit si Kryetari për të cilin u kërkua shkarkimi nga detyra pa mbushur as një muaj në detyrë. U zgjodh me 85 vota e u mbajtë në detyrë me 79 vota një muaj më vonë.
Këtë arritje historike në vetëm 1 muaj mund ta ketë vetëm një funksionar kushtetues i paaftë dhe i padenjë për një detyrë të lartë shtetërore.
Gazeta RD