Berisha: Agron Malaj po ndërton rrugë për në banesën e tij me paratë e shqiptarëve!

Kryetari i PD, Sali Berisha ka denoncuar përmes qytetarit dixhital “rrugën personale” që po ndërton me paratë e shqiptarëve ish-kryebashkiaku i Matit dhe tashmë deputet, Agron Malaj.

Sipas denoncuesit, bëhet fjalë për rrugën nga banesa e Agron Malajt në fshatin Lis deri tek rezervuari i fshatit Shqefen. Ai thotë më tej se kjo rrugë rreth 5 km e gjatë nuk i shërben askujt përveç Agron Malajt dhe po ndërtohet nga makineritë e Bashkisë së Matit pa u bërë asnjë tender.

Postimi i plotë

Agron Malaj ndërton me paratë e qytetarëve rrugë personale!

Denoncoj me forcë këtë akt korruptiv të Agron Malaj, deputetit të Matit.

Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital.

Zoti Berisha, shiko sesi taksat e qytetareve te Matit perdoren per interesat personale te Agron Malajt, nderkohe qe mijera banore te matit nuk kan rrugen e makines ne banesa, Agron Malaj po nderton nje rruge nga banesa e tij ne fshatin Lis deri te rezervuari i fshatit Shqefen, kjo rruge nuk i sherben arkujt pasi lidh vetem banesen e Agron Malajt, rruga afro 5 kilometra eshte bere nga makinerite e Bashkise Mat pa asnje tender apo te dhene publike! Kostoja e saj mund te shkoje mbi 200 mije dollare!

About Redaksia

Check Also

Berisha me eurodeputetin Cristian Terhes: Denoncova instalimin e narkoshtetit dhe shtypjen e opozitës në Shqipëri

Kryetari i PD, Sali Berisha zhvilloi sot një takim me eurodeputetin Cristian Terheș, njëherësh anëtari …