Berisha: Avokati i Popullit duhet të ngrejë fuqishëm zërin ndaj Irena Gjokës, ka shkelur të gjitha ligjet!

Kryetari i PD, Sali Berisha në foltoren e Kuvendit i kërkoi Avokatit të Popullit të ngrejë fuqishëm zërin ndaj gjyqtares Irena Gjoka, sepse ka shkelur të gjitha ligjet, të dekriminalizimit, të vetingut.

Avokatja e Popullit Erinda Ballanca ishte sot në Kuvend për të raportuar për aktivitetin e këtij institucioni për vitin 2024.

“Avokati i Popullit duhet të ngrejë fuqishëm zërin ndaj Irena Gjokës, sepse ka shkelur të gjitha ligjet, të dekriminalizimit, të vetingut

Keni një gjykatëse famoze, zonja Avokate e Popullit, një gjykatëse që nuk plotëson asnjë kusht për të qenë gjykatëse.

Një gjykatëse që ka mashtruar, që është dënuar me burg, që është përzënë dhe shkel çdo kusht ligjor për të qenë gjykatëse.

Ajo është gjykatësja e Ilir Metës dhe ajo mbahet për dosjet e Ilir Metës dhe dosjet e tjera politike.

Unë e kuptoj se të marrurit peng, Duman e kompani nuk shqiten dot prej saj, se janë imazhi i saj, por Avokati i Popullit duhet të ngrejë fuqishëm zërin se Irena Gjoka është turpi i njeriut, turpi i drejtësisë.

Sepse ka shkelur të gjitha ligjet, të dekriminalizimit, të vetingut dhe çdo ligj tjetër.

Ja pra me se mbahet drejësia, reforma e re. Ku iku ky i ‘Luis Vuiton’, iku se edhe atij ja fshehin, ka paguar.

O Ulusi edhe po ta kanë shitur Dumani, ty atë, unë e kam në dosje regjistrimin tënd. Nuk ke shpresë që të dalësh.

Pra unë e kuptoj që në këtë det abuziviteti, në këtë det vetëgjyqësish, mungese ligji dhe respektimi të tij, një njeri e ka të vështirë të bëjë ndryshimin, por njeriu duhet të bëjë çdo betejë në emër të këtyre interesave dhe ju zonja Avokate jeni një zë që deri ditën e fundit të atij misioni, duhet të dëgjoheni në arenën ndërkombëtare për të demaskuar këtë pseudoreformë korruptive, batërdi e cila përdoret sot nga Edi Rama për të goditur kundërshtarët e tij.

Ja ku e ke Belindën sot, ku është Lubia, me thuaj pak”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Në kushtet e një parlamenti që bllokon tërësisht hapësirën e opozitës, qytetarët do thonë fjalën e tyre!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh jashtë sallës së parlamentit se pseudo-mazhoranca ka …