Berisha denoncon skandalin: Drejtuesja e seancës duhej të hidhte në votim dy raportet fillimisht!

Kryetari i PD,  Sali Berisha ka reaguar në një deklaratë para sallës së kuvendit edhe për mocionin e shkarkimit të Peleshit.

Berisha tha se, drejtuesja e seancës duhej të hidhte në votim dy raportet fillimisht.

“Deputetët e opozitës nuk votuan sepse ishte çështje e raporteve.

Këta nuk zbatojnë asnjë ligj.

Ajo që drejtonte seancën, e detyruan të thoshte kush është dakord me këtë raport.

Por ajo duhej të hidhte të dy raportet.

Dhe pas raporteve votohej mosbesimi ndaj kryetarit.

Ajo bëri një votim kot fare sipas qejfit, sipas urdhrit.

E mbyllën. Ky është problemi”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nën hetim nga SPAK, jep dorëheqjen Dallëndyshja e IKMT

Dallëndyshe Bici ka dhënë dorëheqjen nga detyra si kryeinspektore e IKMT-së, mes zhvillimeve të fundit …