Kryetari i PD, Sali Berisha në fjalën e tij në Parlament hodhi akuza në adresë të kryeministrit Edi Rama, kur tha se Karlo Bolinos, i dha pronën publike me 1 euro, ndërsa qytetarët për tokën paguajnë 3 milion euro.
Berisha iu drejtua deputetë të PS, errni vesh ju se ish-kryetarja e KLSH-së kishte arritur të marrë fët e fët shpërblime nëpërmjet gjykatave për 3 mln euro për tokën e vet, nuk e mohoj. Toka ishte e familjes së saj.
“Sot ligjin e gëzojnë vetëm qeveritarët.
Merrni vesh ju se ish-kryetarja e KLSH-së kishte arritur të marrë fët e fët shpërblime nëpërmjet gjykatave për 3 mln euro për tokën e vet, nuk e mohoj. Toka ishte e familjes së saj.
Por çfarë paguan? Paguan tokën që i dha Edi Rama, Karlo Bollinos. Ia dha me 1 euro, qytetarët e paguan me 3 mln euro.
Çfarë drejtësie bëhet fjalë, në një vend që zbardhja e një vendimi, sipas kreut të qeverisë së gjykatësve kërkon 1200 ditë.
Jeni deputetë, shkoni në burgjet që lavdëron ai i çantës ‘Luis Vuiton’, dhe ikën e ja mbath, mban një fjalim këtu dhe ja mbath.
Shkoni në burgje dhe shifni ju aty, me qindra e qindra djem të rinj që nuk marrin dot vendimin e zbardhur, që nuk dinë për çfarë janë aty, që janë planifikuar tërësisht pa asnjë bazë”, tha Berisha.
Gazeta RD