Berisha vendos foton e Ramës me McGonigal në karrigen e tij: Keni frikë e tmerrr!

Kryetari i PD, Sali Berisha para se të mbante fjalimin në Kuvend  vendosi një foto të Mc Gonigal dhe Ramës bërë në zyrën e kryeministrit.

Fotoja u vendos tek karrigia bosh e Ramës. Ministri Gogu e frye dhe posteri ra poshtë. Ndërkohë Peleshi ndërhyri: “Sikur kemi thënë që nuk lejohen posterat..”

Berisha e mori foton dhe e vendosi pranë tij në foltore

“E vëmë këtu se mediat e duan. Keni frikë e tmerrr nga mediat” tha ai.

Berisha e quajhti një prej skandaleve më të mëdha të kohës.

“Skandal ndërkombëtar që bashkon në një kryezbuluesin e FBI-së, MC Gonigal, Edi Ramën, ministra të tij e zyrtarë, gjykatës e prokurorë dhe dimensionet e këtij skandali janë ende të papërcaktuara”…

About Redaksia

Check Also

Berisha: Në kushtet e një parlamenti që bllokon tërësisht hapësirën e opozitës, qytetarët do thonë fjalën e tyre!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh jashtë sallës së parlamentit se pseudo-mazhoranca ka …