Berisha pret në takim kryetarin e komitetit të Stabilizimit në PE, ja çfarë u diskutua

Kryetari i PD, Sali Berisha priti në një takim në selinë e PD kryetarin e komitetit të Stabilizimit në Parlamentin Europian, Marco Tarquinio dhe anëtarin e këtij komiteti dhe referentin e Paralamentit Europian për Shqiperinë Andreas Schieder.

Berisha shkruan se, në takim theksova se Edi Rama nëpermjet mediave dhe diplomatëve të korruptuar që kontrollon mashtron dhe trillon duke paraqitur opozitën, betejen e saj për votën e lirë për luftën kundër narkoshtetit dhe korrupsionit, sikur nuk e do integrimin në BE.

Postimi

Takim me kryetarin e komitetit të Stabilizimit në Parlamentin Europian Marco Tarquinio, anëtarin e këtij komiteti dhe referentin e Paralamentit Europian për Shqiperinë Andreas Schieder.

Në këtë takim pas falenderova miqtë për mbështetjen që i japin procesit të integrimit të Shqipërisë në BE, theksova se problemet madhore me të cilat përballet vendi janë:

Instalimi i narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë që po shkaterron shtetin ligjor, ekonominë, dhe shoqërinë e vendit dhe po varfëron pandalshëm shqiptarët dhe po largon masivisht shqiptarët nga Shqiperia.

Shtypja e pluralizmit politik, persekutimi i opozitës dhe mohimi i të drejtave kushtetuese të saj dhe shndërrimi i procesit zgjedhor në farsë zgjedhore.

Korrupsioni i papërmbajtur i qeveritarëve dhe lidhjet e tyre me krimin.

Në takim theksova se Edi Rama nëpermjet mediave dhe diplomatëve të korruptuar që kontrollon mashtron dhe trillon duke paraqitur opozitën, betejen e saj për votën e lirë për luftën kundër narkoshtetit dhe korrupsionit, sikur nuk e do integrimin në BE. Këto janë mashtrime banale të propagandës të paguar të Edi Ramës.

Partia Demokratike që në themelimin e saj ka qenë forcë kryesore e integrimit të vendit në KE në NATO dhe në BE. Ajo konsideron integrimin e Shqipërisë në BE si të ardhmen më të ndritur për shqiptarët, por beson se ky proces duhet të bazohet në meritë, në reforma, dhe jo në suksese imagjinare dhe propagande trilluese! Takimi ishte i hapur.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Në kushtet e një parlamenti që bllokon tërësisht hapësirën e opozitës, qytetarët do thonë fjalën e tyre!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh jashtë sallës së parlamentit se pseudo-mazhoranca ka …