Berisha-Ulsiut: Rama e kërcënoi prokurorin nga telefoni yt! Do përfundosh në kërkim si Altin Hajri!

Kryetari i PD, Sali Berisha akuzoi ish-ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja se Edi Rama ka përdorur telefonin e tij për të kërcënuar një prokuror. ‘Nga telefoni yt e mori prokurorin Edi Rama! Na thuaj pak? Edhe je i inkriminuar, sepse të ka përdorur telefonin për të kërcënuar gjykatësin,’ deklaroi Berisha.
Sipas tij, Rama e ka trajtuar Manjën si ‘kokë turku’, ndërsa shtoi me ironi se ‘të mbron Altin Dumani sot, por nesër nuk të mbron njeri.’
Berisha e akuzoi Manjën për lidhje me çështjen e Altin Hajrit, duke e paralajmëruar se ‘në kërkim do përfundosh si Altin Hajri’.
“Erdhe? Nga telefoni yt e mori prokurorin Edi Rama? Na thuaj pak?
Edhe je i inkriminuar se të ka përdorur telefonin për të kërcënuar gjykatësin, absolutisht po.
Të ka përdorur telefonin duke të konsideruar ty si kokë turku.
Të mbron Dumani sot, por nuk ka njeri që të mbron nesër.
Ato kostumet ku i ke?
Ku i ke ato kostumet?
Jo, nuk është ky. I ke fshehur ato. I ke hequr ato.
Ulu aty.
Ku i ke ato të Altin Hajrit?
Ku i ke kostumet e Altin Hajrit?
Ajo është? Mirë, mbaje!
Ato janë? Bravo, mirë, shumë mirë.
Ato i paske të Altinit.
Ty të ka dhënë dy, jo një.
Po, po.
Urdhëro?
Unë po të them ku i ke kostumet e Altin Hajrit?
Të Altin Hajrit ku i ke?
Se e nxore, është i lirë Altin Hajri sot.
Me atë Dumanin tënd e ke nxjerrë të lirë Altin Hajrin.
Po, po, ku e ke çantën Louis Vuitton?
Ku i ke 500 mijë eurot?
Ja pra, këto janë.
Tani, gjersa ai flet…
Pra, Ulsi të garantoj se në kërkim do përfundosh si Altin Hajri.
Dhe nuk ke shpëtim sepse edhe në Vjenë thuhet se shkove ti, pastaj the ka shkuar Etilda.
E akuzova unë, tha nuk kam qenë unë, ka qenë Etilda”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Ne e kërkojmë këtë komision pasi në dosjen e Uashingtonit emri i Edi Ramës lakohet 13 herë në 13 pika

Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi në Kuvend se, opozita kërkon ngritjen e një komisioni …