Berisha: Zyrtarë dërgojnë emisarët e tyre të zinj dhe heqin dokumente nga dosjet në Skap për t’i bërë ato sterile

Kryetari i PD, Sali Berisha thotë se zyrtarët dërgojnë emisarët e tyre, për të blerë dhe hequr dokumente nga dosjet që kanë në Prokurorinë e Posaçme, në mënyrë që të mos dalin të përfshirë në afera apo çështje korrupsioni.

Duke folur në Kuvend, kryedemokrati Berisha tha se është kjo Reformë në Drejtësi që i shtyu qytetarët shqiptarët drejt vetëgjyqësisë, sikur të mos ekzistonte shteti.

“Në këtë kontekst duke vlerësuar të gjitha qëndrimet e Avokatit të Popullit dhe mirëkuptuar plotësisht se, është në fushë pamundësie që ajo t’u lexojë ligjin njerëzve që nuk kanë ligj dhe moral, por përsëri ky institucion duhet të bëhet zëdhënës i fuqishëm në Evropë dhe në botë i kësaj gjendjeje dramatike të qytetarëve shqiptarë që ju mungon e drejta e procesit ligjor.

E kësaj reforme që i shtyu qytetarët shqiptarë drejt vetëgjyqësisë njëlloj sikur të mos kishin shtet.

I kësaj situate ju garantoj unë ju, që ka 3-5 fishuar korrupsionin.

A e dini ju ç’bëhet apo jo. Për të afruar sadopak një çështje, duhet të shesësh shtëpi dhe katandi.

A e dini ju se si, këta zyrtarë dërgojnë emisarët e tyre të zinj dhe blejnë, heqin dokumente nga dosjet në Skap për ti bërë dosjet sterile. Kjo është arsyeja pse vonohen.

A e dini ju që Task Forca e luftës kundër korrupsionit në vitet 2007-2008, lexoni raportet e DASH të vitit 2008-2009, ajo Task Force arriti me paditë e saj të dënohen nga gjykatat, jo specialet, nuk kishte speciale, nga të zakonshmet 630 punonjës.

Merrni raportet, do vij të ua lexoj këtu në parlament, në një kohë kur raportet në 2 vite kanë dënuar gjithsej 199 zyrtarë për krime dhe korrupsion.

Po pse? Se bëjnë pazare, se shesin dokumente, bëjnë pazare të turpshëm të dokumentuar. Gjendja e të drejtave të njeriut është katastrofale”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Në kushtet e një parlamenti që bllokon tërësisht hapësirën e opozitës, qytetarët do thonë fjalën e tyre!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh jashtë sallës së parlamentit se pseudo-mazhoranca ka …