Deri dje mburreshin se reforma në drejtësi ishte projekt i mbështetur nga SHBA dhe BE. Në të gjitha takimet qeveria shoqërohej nga njerëz të SHBA dhe BE si koperturë e reformës ne drejtësi. Po gjërat kanë ndryshuar. Tanimë qeveria nuk i përmend më Shtetet e Bashkuara. Për Kodin e ri Penal ministri i Ramës thotë se i intereson vetëm dakortësia e BE, por jo më e Shteteve të Bashkuara. Eshtë e qartë se këto janë shenja të tjera të një krize në marrëdhëniet e regjimit me Shtetet e Bashkuara.
SHBA nuk ftohet të asistohet për Kodin e ri Penal sepse SHBA nuk ka më kukullat e Soros në pushtet dhe se Rama nuk ka garanci për të marrë mbështetjen për atë që kërkon të bëjë.
Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, në fjalën e tij gjatë seancës së sotme në Kuvend, duke iu përgjigjur interesimit të deputetëve për Kodin e ri Penal, tha se ky produkt do të jetë dokumenti më i mirë që kemi patur ndonjëherë.
Lamallari tha gjithashtu se, Kodi i ri Penal do të marrë dakordësinë e Bashkimit Evropian. Sipas ministrit të Drejtësisë, Kodi Penal nuk matet me numrin e dispozitave, por me cilësinë dhe garancitë që jep.
“Unë nuk mendoj që Kodi Penal matet me numrin e dispozitave që ai ka, por në thelb matet me cilësinë dhe garancitë që ai ofron në mbrojtje të interesit publik, të qytetarëve, të ekonomisë dhe parandalimit të tendencave kriminale.
 Gazeta RD
Gazeta RD 
				 
			 
			 
		