Avokatja e Popullit deklaroi ne Parlament se kanë konstatuar shkelje nga policia e shtetit, në arrestimin e Metës.
Po ashtu, shkelje ligjore për Avokatin e Popullit ka qenë dhe prezenca e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë gjatë arrestimit.
“Ne i kemi drejtuar një rekomandim policisë së shtetit dhe ministrisë së Brendshme në lidhje me momentin e arrestimit të zotit Meta. Ne nuk kemi gjetur shkelje të institucioneve të drejtësisë, ne kemi një mandat shumë të kufizuar si avokat i Popullit. Ne nuk merremi me meritën, me thelbin e vendimmarrjeve,
Përsa i përket policisë së shtetit, kemi gjetur shkelje. Ajo që kemi identifikuar së fundmi se mënyra e ndalimit ëhstë bërë në kundërshtim me ligjin pasi nuk është ruajtur dinjiteti njerëzor i zotit Meta. Është një nga ato cështje që duhet trajtuar me seriozitet. Dinjiteti i çdokujt do të ishte i cënuar.
Një shkelje tjetër që ne gjetëm, në rastin konkret kishin ndërhyrë Forcat Speciale, të cilat me ligj ndërhyjnë vetëm në rastet kur personi shfaq rrezikshmëri të shtuar”, tha avokatja e Popullit.
Ballanca shtoi më tej se nuk kishte asnjë justifikim nga policia e shtetit, por në 2 dokumentet që janë marrë nga zoti Meta, nuk është identifikuar dhunë ndaj tij as në momentin e hyrjes së bllokut të sigurisë.
“Në lidhje me pretendimin se duhet të kishte persona nga BKH apo SPAK, ky pretendim nuk gjen mbështetje ligjore.
Kemi patur një përgjigje nga policia e shtetit në lidhje me këtë rekomandim, e kanë marrë në konsideratë dhe do ta kenë në kujdes për rastet e ardhshme”, tha Ballanca.
Gazeta RD