Berisha: Shizma e madhe mes Edi Ramës dhe Erion Veliajt nisi për foton me Kamala Harris!

Kryetari i PD, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat, ka zbuluar detaje të reja mbi përplasjen e brendshme në kampin socialist, duke thënë se, shizma e madhe mes Edi Ramës dhe Erion Veliajt ka nisur pas fotos së kryebashkiakut të Tiranës me nënpresidenten amerikane Kamala Harris.
Berisha theksoi se Rama shkoi në SHBA dhe nuk bëri dot foto me Kamala Harris, ndërsa Veliaj po. Këtu filloi shizma e madhe mes tyre. Për të vjedhur, kanë bashkëpunuar, por për pushtet tani janë ndarë.
“Pra, i solla më shumë këtu për të pasur të qartë çdo shqiptar se çfarë regjimi është i instaluar këtu.
U them këtu, se ne që kemi memorien e kohës së shkuar, nuk kanë asnjë dallim, përveç kësaj seance publike, nuk kanë asnjë dallim veprimet e tjera nga qëndrimi që mbante Enver Hoxha ndaj armiqve të tij,
Identik!
Por ama nuk kanë asnjë dallim edhe armiqtë, se edhe ata ishin mëkatarë, nuk ishin kurrë të pafajshëm, por kishin kryer krime kundër shqiptarëve.
Por edhe këta janë mëkatarë.
Edhe këta kanë vjedhur, vjedhur dhe vetëm vjedhur.
Por krijimi i ngjashmërisë është dëshmi flagrante e narkoshtetit, e narkodiktaturës.
U ndala këtu për të theksuar se ky dimension represiv i shkallës së paimagjinueshme ndaj atyre që Rama i konsideron të rrezikshëm ose ndaj atyre që nuk vazhdon dot t’i mbrojë, kurse këtë e ka hequr vetë, Veliajn, ju jeni dëshmitarë, dihet kjo.
Ky shkoi në SHBA dhe bëri foto me Kamala Harris. Po, publiku duhet ta dijë këtë.
Rama shkoi dhe nuk bëri dot fotografi.
Kjo është e vërteta.
Shkoi dhe nuk bëri dot fotografi. Pse e tek, këtë nuk e di. Por aty filloi shizma e madhe.
Për të vjedhur, asnjë nga vjedhjet që ka bërë me Ramën, nuk iu faturua Erion Veliajt.
Erion Veliaj i di Ramës të gjithë vjedhjen që bën Edi Rama në urbanistikë.
Hoteli 20 katësh, gjer tani 70 milionë euro, i Redi Mollës, është hoteli i familjes Rama.
Redi Molla është djali i vajzës së tezes të Linda Ramës.
Prandaj Redi Molla del nga burgu. E nxjerrin.
Këtë nuk e lanë të shkonte në mbledhjen e këshillit ku e shkarkojnë.
Kurse Redi Mollën me hotel 20-katësh e nxjerrin, e çojnë në shtëpi, sepse është djali i teta Ollgës.
Po, që në fakt aksionet janë të përbashkëta. E thanë që në fillim që janë të Olsit, nuk janë të Olsit, qenkan direkt të atyre”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

“Eshtë Rama jo Bela”/ Dëshmia e Ahmetajt: Kam qenë prezent, kreu sugjeroi që këta të bënin një kombinim…

Si nisi hetimi për tunelin e Llogarasë Në gusht të vitit 2024, Gazmend Bardhi, në …