Dekreti për zgjedhjet në Tiranë/ Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Presidencës

Gjykata Kushtetuese nuk pranoi kërkesën e Presidencës për të shpallur moskompetencën lidhur me dekretin e Presidentit për shpalljen e zgjedhjeve vendore për Tiranën, pas shkarkimit të Erion Veliajt nga posti i kryetarit të Bashkisë nga ana e Këshillit të Ministrave.

Gjykata argumentoi se dekreti për zgjedhjet nuk mund të shqyrtohet nga Kushtetuesja.  Trupa gjykuese e Kushtetueses tha se dekreti do të trajtohet në themel të çështjes dhe për të do të vendoset në fund si për çdo element tjetër të padisë.

“Çështja e juridiksionit të Gjykatës për shqyrtimin e dekretit të presidentit është e lidhur me themelin e mosmarrëveshjes, kërkesa juaj nuk pranohet në këtë fazë të shqyrtimit, por do trajtohet si pjesë e themelit të çështjes”, tha Holta Zaçaj.

About Redaksia

Check Also

Dy “tigrat” lundrues të Belës në Vlorë, 62.8 milion euro shpenzim!

Prej më shumë se një viti gjeneratorët lundrues të vendosur në triport në Vlorë (Tigri …