Kërcënime me jetë për prokurorin që heton Ballukun/ Mesazhi që i qepi gojën kërcënimeve të Ramës

Një prokuror që ka guxuar të hetojë njeriun më të afërt të aferave korruptive të Ramës është kërcënuar në mënyrë kriminale nga Kryeministri dhe deri tek kreu i SPAK. Rama e ka kërcënuar direkt nga telefoni i Manjës dhe për këtë ka regjistrim për të cilin as Rama as Manja nuk e kanë të lehtë ti ikin.

Por ajo që është më e rëndësishmja pas këtyre kërcënimeve të Ramës është mesazhi që ai ka marrë dhe që e ka bërë që të qepë gojën. Këtë deklaratë e ka bërë publike sot Kryetari i PD, Sali Berisha. Cili ka qenë mesazhi që ai ka marrë është e qartë. Një paralajmërim të fortë që e ka tronditur jo pak. Kush ja ka mbyllur gojën Ramës pas atyre kërcënimeve? Eshtë e kuptueshme. Rama nuk po ndjen burgun e Ballukut, por ndjen burgun e tij.

Pjesë nga deklarata e Kryetarit të PD

Kjo mbledhje e grupit parlamentar thirret në një moment kritik për vendin, në një moment kritik për opozitën dhe opozitarizmin.

Ju jeni dëshmitarë se ngrehina e narkoshtetit, e qelbur nga koka, kundërmon sot më shumë se kurrë në Shqipëri dhe në botë.

Zëvendësja më besnike e Edi Ramës në 25 vitet e fundit, Lubi Balluku, merret e pandehur për një të mijëtën e vjedhjeve dhe shpërdorimeve të saj.

Një të mijëtën!

Dhe marrja e saj e pandehur ishte një akt kaluari i vërtetë, do të themi atë që është, për atë prokuror që guxoi të firmosë thirrjen e saj.

Ai prokuror që guxoi të firmosë thirrjen e një personi që bashkë me Edi Ramën kanë zhdukur miliarda në tendera në këtë vend, ai u përball me kërcënime vrasësish, me kërcënime indirekt të bosit të tij, Troplinit në krye të Skapit, por edhe me kërcënime direkt të kryeministrit nëpërmjet telefonit të faqezi Manjës, Ulsi Manjës.

Shikoni se ku jemi.

Cili je ti, i thotë Ramaduro prokurorit, që guxon të prekësh pasaportën e zëvendëskryeministres së Shqipërisë?

Kjo është e vërteta.

Dhe kur merr ca mesazhe Ramaduro, e qep gojën sepse ishte vetë personazh që duhej t’i hiqej pasaporta.

Por, pavarësisht nga kjo situatë, ai zgjedh të mbrojë me kusht veprimtarinë e tij kriminale.

Përdor të gjitha mjetet e propagandës kundër opozitës, dhe jo vetëm propagandës, dhe mbrojtjen e krimeve të tij.

Nuk e di nëse e ndoqët seancën publike të Gjykatës Kushtetuese.

Unë u them ju se një nga protestat më të shkëlqyera dhe më të rëndësishme që ka bërë PD, dega e Tiranës, por edhe të tjerë nga ardhur nga Shqipëria, është protesta për arrestimin e Erion Veliajt.

Po!

Një kryetar bashkie që ka firmosur mbi një incenerator 130 milionë euro dhe nuk i gjendet as nami dhe as nishani.

Nuk është hetuar për të se është Edi Rama mbi firmën e tij.

Kjo është e vërteta, që ta dini.

Është Edi Rama.

Ndaj dhe ai, që ka pasur këtë dosje që ne e kemi sulmuar me qindra herë, që ti je i tillë dhe ti je i atillë, nuk e hetove, nuk e more, ai, të jemi realistë, për të marrë o do të merrte të dy, ose do ishte i padrejtë dhe i pandershëm.

Të dy nuk i merrte dot.

Për Belindën dhe i bien bandat në të katër anët.

About Krye Redaktor

Check Also

“Eshtë Rama jo Bela”/ Dëshmia e Ahmetajt: Kam qenë prezent, kreu sugjeroi që këta të bënin një kombinim…

Si nisi hetimi për tunelin e Llogarasë Në gusht të vitit 2024, Gazmend Bardhi, në …