Regjimi ka mbajtur sekret vizitën dhe mesazhet e një prej drejtuesve të lartë të Departamentit të Shtetit që ka vizituar Tiranën dy ditë më parë. Mark Fleming, zëvendës ndihmëssekretar i Shtetit në SHBA, i cili ka zëvendësuar Eskobarin në Departamentin e Shtetit mbërriti në Tiranë me mesazhe të forta, por ndryshe nga vizitat e Eskobar që paralajmëroheshin me tam tame nga regjimi, vizita e Fleming dhe mesazhet e tij kaluan në heshtje të plotë.
Mark Fleming, zëvendës ndihmëssekretar i Shtetit në SHBA, mbërriti të mërkurën e 29 tetorit në Tiranë, ndërsa raundin e parë të takimeve e kishte dukshëm me prioritet SPAK-un. Mësohet se zoti Fleming ka takuar prokurorët Altin Dumani dhe Adnan Xholi. Përmbajtja e bisedës është e paqartë, por skenari i kësaj vizite larg bujës së mediave sugjeron se qëllimet kanë qenë më tepër operative sesa simbolike.
Enri ÇENO
Në garën për drejtuesin e ri të SPAK-ut, prapaskenat po nxehen.
Thuhet se drejtuesi aktual, Altin Dumani, ka lobuar fort për zgjedhjen e Klodian Brahos si pasues të tij — një emër që, sipas burimeve, gëzon mbështetje edhe nga vetë qeveria. Madje, më e interesuara në këtë zgjedhje përflitet të jetë Belinda Balluku. Për një moment gjithçka dukej si një “deal i mbyllur”, sidomos pas vizitës së të ngarkuarës me punë në ambasadën amerikane në SPAK dhe takimit të saj vetëm me Dumanin e Brahon.
Por në tre javët e fundit, duket se diçka ka ndryshuar. Disa “ujëra” janë turbulluar — në Tiranë dhe më shumë në Washington.
Së fundmi, vizita e zyrtarit të lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, Mark Flemming, në ambientet e SPAK, dhe takimi i tij vetëm me Dumanin dhe Adnan Xholin, duket se ka lëvizur ekuilibrat.
Kuotat për drejtuesin e ri të SPAK-ut kanë ndryshuar ndjeshëm… dhe, mesa duket, era po fryn larg Belindës.