Raporti 9-mujor i AMF: SIGAL IG paguan ¼ e dëmeve të të gjithë tregut

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare publikoi raportin 9-mujor për tregun e sigurimeve dhe rezultatet konfirmojnë sërish pozicionin e SIGAL Insurance Group si kompania më e madhe dhe më e besuar e sigurimeve në Shqipëri dhe rajon.

Në total, rreth një e katërta e dëmeve të paguara në gjithë tregun shqiptar të sigurimeve mbulohen nga SIGAL.

Vlera e dëmeve të paguara nga SIGAL Insurance Group për klientët e vetë arrin në 1 miliard e 438 milion lekë, ose afro 15 milion euro, në vetëm 9 muajt e parë të vitit.

Sipas të dhënave, SIGAL Insurance Group vijon të kryesojë tregun, duke paguar 23.4% të dëmeve në sigurimet e jetës dhe 44.2% të dëmeve në sigurimet e jojetës.

Në nëntë muajt e parë të vitit 2025, 15 mijë e 251 qytetarë kanë përfituar dëmshpërblime nga kompania, 150 prej tyre në sigurimet e jetës dhe mbi 15 mijë në sigurimet e jojetës.

Sipas AMF, SIGAL zotëron 25.87% të tregut të sigurimeve në vend, ndërsa në sigurimet e jojetës ka shënuar rritje me 6.8% të numrit të klientëve gjatë këtij viti.

Me këto rezultate, SIGAL Insurance Group mbetet kompania më e madhe dhe më e besuar e sigurimeve në rajon.

Në sigal.com.al, për vetëm 45 sekonda, mund të blini siguracionin që ju nevojitet, ose mund t’i drejtoheni zyrës më të afërt.

About Redaksia

Check Also

Investimi në fond pensionesh private, këshillat e Fondit të Pensioneve SIGAL

Ndryshimet e thella demografike të dekadës së fundit të reflektuara edhe në të dhënat e …