Anija e fundosur dhe Rama me komardare, por që po mbytet!

Nga Petrit VASILI

Anija e qeverisë së Ramës realisht është fundosur.

Rama karrigen e kryeministrit e ka kthyer në një komardare plazhi dhe mbahet me thonj derisa të vijë momenti që t’ja çpojnë dhe të zhytet e të mbytet edhe ai me të tjerët.

Rekorde më të errëta se kjo qeveri nuk kanë të gjitha qeveritë e djathta dhe të majta të marra së bashku.
Z. Kryeministër, një dyzinë ministra të brendshëm të larguar si lecka, ministra të tjerë, kryetarë bashkie që nuk numërohen e kushedi sa e sa të tjerë grabitqarë të niveleve të tjera, ky është “suksesi” më i madh i Ramës.

Praktikisht, kjo qeverisje është kthyer në një anije të ndryshkur, krye krejt nga ato të lënë terësisht pas dore, ku njerëz të rastësishëm plotësojnë nevojat biologjike mbi të.

Tashmë i vetmi lajm që ka mbetur është kur do të çpohet edhe komardarja e Ramës.

Sepse kambanat bien vetëm për të.

Në kaosin që ka mbërthyer vendin për shkak të anijes së ndryshkur qeverisëse ka vetëm një gjë shumë të qartë: se radha e Ramës ka ardhur dhe ai nuk e shmang dot më.

Nuk ka më pas kujt të fshihet, sepse i shiti të gjithë dhe nuk ka më ç’të shesë, përveç ca hiçave pa vlerë që kanë mbetur në qeveri.

Komardarja, që e ai e fryn me votat e coftinave në Kuvend, nuk e mban dot më peshën e fajeve dhe përgjegjësive shumë të rënda dhe tepër të mëdha.

Komardarja nuk e mban dot më Ramën, sepse një kryeministër duhet të drejtojë një anije si qeveria dhe jo një komardare plazhi, që u shërben vetëm fëmijëve që nuk dinë not.

Shpëtojeni Ramën nga komardarja në mënyrë që, ashtu siç ai vetë thotë, drejtësia të bëjë punën e vet edhe mbi të, sepse edhe kështu është shumë vonë.

Tashmë mbytja është e pashmangshme dhe komardarja nuk e mban dot më peshën e zullumit.

Rama nuk e mban dot më Ramën.

About Redaksia

Check Also

Drejtësia u varros nga Rama! Ndërkombëtarë, në ç’vrimë jeni futur, pse nuk flisni?

Nga Petrit VASILI Sot, Edi Rama e varrosi Reformën në Drejtësi dhe deklaroi hapur se …