Berisha: Do përshkallëzojmë qëndrimet brenda parlamentit, do bëjmë betejë në çdo terren

I pyetur nga gazetarët nëse opozita do të ketë një qëndrim për të përshkallëzuar aksionin në Parlament apo jo, kreu i PD Sali Berisha është shprehur se grupi parlamentar ka patur vendim për të përshkallëzuar qëndrimet e veta. E për këtë, kryedemokrati theksoi se grupi sot vendosi që të vazhdojë betejën e fuqishme në parlament…

Pyetje: Në mbledhjen e grupit ditën e premte, pjesa më e madhe e grupit parlamentar nuk ka artikuluar përshkallëzim të aksionit brenda parlamentit. A ka pasur kryesia një qëndrim për ta përshkallëzuar aksionin në parlament?

Sali Berisha: Po, grupi ka pasur vendim për të përshkallëzuar qëndrimet e veta në parlament. Pa diskutim. Grupi vendosi që të vazhdojmë betejën fuqishëm në parlament. Ne kemi eksperiencë të jashtëzakonshme për parlamentin. A do rikthehen ato që ishin apo të tjera, por beteja në parlament nuk diskutohet, do bëjmë betejë në çdo terren që jemi.

Pyetje: A është diskutuar për protestë?

Berisha: Po, është diskutuar gjerësisht për protestën. Janë dhënë mendime pozitive, por vendimet do merren në ditët që vijnë.

Ishte fushatë elektorale, por në Tiranë nuk ka më fushatë.

About Redaksia

Check Also

Rama thërret mbledhje qeverie në mesnatë

Afera me tenderin e Tunelit të Llogarasë ka shkaktuar një tronditje tjetër në oborrin e …