Berisha: Edi Rama 50 milionë euro u ka plaçkitur shqiptarëve dhe kërkon t’ia faturojë të gjitha Lubi Ballukut

Kryetari I PD, Sali Berisha, pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së PD akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka plaçkitur 50 milionë euro nga shqiptarët dhe po përpiqet t’ia faturojë ministren Belinda Balluku.

Berisha u shpreh se, Rama doli çullak para shqiptarëve dhe se Shqipëria po përballet me një situatë të jashtëzakonshme politike. Sipas tij, Lubia ka rol të drejtpërdrejtë në këtë aferë dhe në shumë të tjera.

“Kryesia bëri një diskutim të thelluar, të zgjeruar të situatës së rëndë, shumë të rëndë, të jashtëzakonshme politike, dhe vendosi që ta trajtojë me masa të jashtëzakonshme.

Siç e shihni, Edi Rama doli çullak para shqiptarëve, shumë më keq dhe më i zi se në plazhet e botës.

50 milionë euro ka plaçkitur shqiptarëve dhe kërkon t’ia faturojë të gjitha Lubi Ballukut.

Nuk ka shqiptar që mund të pranojë një mashtrim të tillë.

Lubia, pa asnjë diskutim, ka duart e zeza në këtë aferë dhe në dhjetëra afera të tjera.

Por në qoftë se ka një njeri që është kopje karboni e Edi Ramës në vjedhje, ajo është. Ata kanë vjedhur së bashku.

S’ka forcë në botë që do të ndalojë shkatërrimin përfundimtar të narkoshtetit.

Më duhet të ftoj demokratët dhe mbarë qytetarët opozitarë, se është në dorën e tyre fati i këtij regjimi që unë, më vjen keq ta citoj veten, e kam quajtur vite më parë ‘kakistokraci’, duke marrë nga greqishtja e vjetër këtë fjalë, që do të thotë ‘më i keqi i të këqijve’.

Vendimet e Kryesisë janë marrë. Kryesia vendosi të shqyrtohen një sërë propozimesh që do të konkretizohen në veprime konkrete, qoftë për analizën brenda partisë, qoftë për format e reagimit ndaj zhvillimeve të fundit”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Vasili: Shteti ra përfundimisht, Rama dhe Begaj të largohen si dhunues të çertifikuar!

Ish-deputet i PL, Petrit Vasili ka reaguar mbi vendimin e Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e …