Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, gjyqtarja e GJKKO, Irena Gjoka ka shkelur tre lighje të vendit, ndërsa kreu i SPAK, dhe dy institucionet e drejtësisë, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Inspektori i Lartë i Drejtësisë e kanë marrë nën mbrojtje me urdhër të kryeministrit Edi Rama.
Në deklaratën për mediat pas daljes nga SPAK Berisha tha se, tani, që Irena me 5 mbiemra të mbrohet, të hahet turpi me bukë nga KLGJ-ja, ILD-ja dhe Altin Troplini në mënyrë të koordinuar, kjo dëshmon se këta zbatojnë vetëm urdhra të Edi Ramës dhe janë skllevër të tyre.
“Po ky ligj parashikon në nenin 66/3 detyrimin e çdo magjistrati të njoftojë menjëherë KLGJ-në për ekzistencën e një kushti që çon në përfundimin e mandatit.
Po ky ligj parashikon në nenin 62/1 se gjyqtarët e gjykatës së krimeve të rëndë ku është edhe Irena Gjoka do vazhdonin të qëndronin në detyrë me përjashtim të rasteve kur kishte shkaqe për mbarimin e statusit të magjistratit, siç është rasti i Irenës me 5 mbiemra.
Sipas ligjit të dekriminalizimit të vitit 2015, fshehja, refuzimi për të deklaruar gjykime, dënime, qoftë dhe jo të formës së prerë nga autoritete të huaja, për çfarëdo lloj vepre penale apo masa dëbimi, shkakton ndërprerjen e menjëhershme të funksionit të gjyqtarit.
Po kjo nuk është e vërtetë për Irena Gjokën sepse ajo mbrohet nga Altin Troplini, ILD-ja, KLGJ-ja në mënyrën më kriminale duke përdhosur ligje dhe Kushtetuta të vendit, për të dëshmuar se çfarë përfaqësojnë në raport me Kushtetutën dhe ligjin këto institucione.
Sipas ligjit numër 95 të vitit 2019, ligji për strukturat e posaçme, gjykatë, prokurori, BKH, të gjithë ata që duhet të punonin në këto struktura duhet të deklaronin nëse kishin dënime brenda ose jashtë shtetit të formës së prerë ose jo për çfarëdo lloj shkelje ligjore dhe Irena Gjoka përsëri nuk ka deklaruar dënimin e saj në Greqi.
Refuzimi për të deklaruar përbën shkak të shkarkimit të saj të menjëhershëm.
Imagjinoni se çfarë drejtësie marrin qytetarët shqiptarë nga gjykatës dhe prokurorë si këta, banditë të vërtetë që shkelmojnë ligje dhe Kushtetutë me urdhra politikë të Edi Ramës.
Pra, sipas tre ligjeve të miratuara me tre të pestat, Irena Gjoka nuk duhej të ishte magjistrate.
Të paktën që me hyrjen në fuqi të ligjit për dekriminalizimit.
Por ajo fshehu vendimin e saj penal dhe ekspulset, nuk i raportoi ato sipas ligjit.
Faktet u bënë publike fillimisht nga gazetat greke, më pas nga dokumente zyrtare me vulë apostile të sjellë dorazi në organet kompetente shqiptare që në shkurt të vitit 2024.
Po bëhen dy vite.
Pra, këto dokumente faktojnë edhe njëherë se me kriminelësh kanë penetruar në organet e drejtësisë pas reformës.
Tani, që Irena me 5 mbiemra të mbrohet, të hahet turpi me bukë nga KLGJ-ja, ILD-ja dhe Altin Troplini në mënyrë të koordinuar, kjo dëshmon se këta zbatojnë vetëm urdhra të Edi Ramës dhe janë skllevër të tyre.
Të dashur miq, unë tani do u jap medieve dokumentin e ardhur nga… do ia jap të parin Top Channel-it, e kuptoni vetë, nuk bëj koment.
Të dytin, ku është ajo? Nuk ka ardhur sot. Ja, dhe thoni pastaj që nuk respektojmë kundërshtarët. Po bëj shaka”, u shpreh Berisha.
Gazeta RD