Berisha: Irena me 5 mbiemra tentoi të hynte në Greqi me vizë të falsifikuar, ndaj saj nisi procedim penal

Kryetari i  PD, Sali Berisha është ndalur gjerësisht në skandalin e gjyqtares së GJKKO, Irena Gjoka që sipas tij, vijon ende të qëndrojë në detyrë pavarësisht dënimit të zbulur në shtetin fqinj, Greqi.
Në deklaratën për mediat nga institucioni i SPAK, Berisha tha se gjyqtarja e GJKKO, tentoi të kalonte kufirin grek me vizë të falsifikuar. Sipas Berishës, kjo ishte edhe arsyeja se përse ndaj Gjokës, nisi dhe një procedim penal.
“Këtu, do u vë në dispozicion të medieve dokumentin e plotë të policisë greke për publikim dhe më poshtë po lexoj për publikun pjesën kryesore të tij:
Republika e Greqisë.
Ministria e Mbrojtjes së Qytetarit.
Selia e Policisë Helene.
Drejtoria e Përgjithshme e Menaxhimit të Kufijve dhe Emigracionit.
Drejtoria e të Huajve, Sektori i Masave Administrative.
Athinë, 14.08.2025
(Prej dy muajsh, Altin Troplini e fsheh në dosje).
Referencë.
Urdhri numër 30377, datë 30.06.2005, i Prokurorisë së Shkallës së Parë të Athinës.
Në zbatim të urdhrit të sipërcituar dhe në zbatim me Kodin e Procedurës Administrative, nga dosja e shërbimit tonë rezulton sa vijon: Me 24.12.2002, shtetasja shqiptare Maneku Irena, e lindur me 15.02.1970, tentoi të hynte në territorin grek përmes pikës kufitare në Kakavijë duke përdorur pasaportën e autoriteteve shqiptare, brenda së cilës u konstatua vizë konsullore e falsifikuar.
Por, për Troplinin dhe Irenën, për KLGJ-në, ILD-në, falsifikimi nuk është krim kur atyre u duhet kundër kundërshtarëve politikë.
Në vijim, nga Komisariati i Policisë në Kakavijë iu ndalua në hyrje sipas dispozitave në fuqi për hyrjen e të huajve.
Me 10.08.2004 u formua dosje penale, e kuptoni tani, për veprën penale të falsifikimit të nenit 216 të Kodit Penal duke u bazuar në ekspertizën laboratorike të kriminalistikës.
Dosja iu përcoll prokurorit të rrethit të Janinës”.
Pra, edhe ky dokument me vulë apostile, i ardhur muaj përpara në zyrat e Skapit të partisë dhe instanca të tjera, mbahet i fshehur dhe nuk veprohet.
Në një kohë kur Kushtetuta e vendit, në nenin 1/6, parashikon se një person, integriteti publik i të cilit është cenuar, nuk mund të vijojë funksionet në organet kushtetuese.
Çfarë thotë ky nen?
Ndalohet zgjedhja, emërimi apo ushtrimi i një funksioni publik në një nga organet e parashikuara në Kushtetutë ose të krijuara me ligj, pavarësisht përcaktimeve të bëra në dispozitat e tjera të kësaj Kushtetute. Nëse verifikohen rrethana që cenojnë integritetin e funksionarit publik, sipas kushteve dhe rregullave të miratuara me ligj të miratuar me tre të pestat.
Ligji i miratuar me tre të pestat në vitin 2016, ligji 96, për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, parashikon se nuk mund të ketë statusin e magjistratit një shtetas që është dënuar me vendim penal të formës së prerë, siç është dënuar Irena me 5 mbiemra, e cila mbahet nga Altin Troplini, ILD dhe KLGJ në përputhje të ligjit, të Kushtetutës, sepse u duhet për qëllime politike duke diskredituar në mënyrë përfundimtare reformën e Xhorxh Sorosit në drejtësi”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nuk hëngri dardha pas shpinës së kryetarit/ Bardhi: Balluku është hija e zezë e pushtetit të Edi Ramës!

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar edhe njëherë në lidhje me …