Kryetari i PD, Sali Berisha në deklaratën për mediat nga institucioni i SPAK, u shpreh se është paraqitur në Prokurori sa herë që e kanë thirrur, duke i qëndruar korrekt ligjit, si njeri që e respekton atë.
Berisha tha se, këta ndërtuar një piramidë mashtrimi për dosjen “Partizani”!
“Në çdo fletë thirrje që mua të më bëhet për çdo gjë, dhe unë e kam faktuar këtë, se jam paraqitur në prokurori shumë herë, sa më kanë kërkuar, unë e kam ligj të paraqitem, nuk mund të kem, sepse kam konceptet e mia për shtetin dhe shoqërinë parashtetërore dhe pashtetërore. Nuk mund të më bëhet kjo pyetje.
Unë jam shumë i hapur për çdo lloj, siç isha. Unë ua faktova ju. Këta ndërtuar një piramidë mashtrimi për dosjen ‘Partizani’. Ju e keni parë.
Një dosje në të cilën thuhej se toka ishte publike, në kohën kur fletoret zyrtare faktonin se toka ishte private.
Këta thonin se toka ishte e shpronësuar, fletoret zyrtare të kohës faktonin se toka nuk ishte e shpronësuar. Ishte e konfiskuar nga regjimi komunist. Apo se vendimi im për përdorimin e letrave me vlerë ishte bërë për të ndihmuar dhëndërrin tim. Në një kohë që Sali Berisha në jetën e tij, nuk kishte firmosur kurrë një vendim me emër. Nga ai vendim kishin përfituar dhjetëra mijëra shqiptarë, dhëndërri im kishte përfituar gjithsej 64 euro.
Por a më dëmtoi kjo mua? Jo nuk më dëmtoi, sepse unë arrita të jem ky që jam. Bile më ndihmuan në vettingun, më ndihmuan shumë.
Se çfarë nxorrën me vettingun. Nxorrën se akt korrupsioni pasiv për Sali Berishën, se vajza e tij i ka paguar një javë pushime, mua dhe nënës së vet. Apo se i ka paguar një shërbim shëndetësor. Ose ka paguar 3 familje në nevojë, fëmijët autikë, për ti trajtuar në qendrën ku bashkëshortja ime punon pa asnjë qindarkë prej 20 vitesh.
Pra në këtë aspekt këta, mercenarë mua më ndihmuan. Se dua të jem realist, unë nuk kam të drejtë të ankohem. Ju garantoj se në çdo çështje do të dalë kështu siç ju them unë. Unë u rrethova ty, qëndrova para flamurit, mora të gjitha rrisqet e jetës time, nuk e lëshova zyrën, nuk ja mbatha. Nderova detyrën dhe flamurin”, tha Berisha.
Gazeta RD