Berisha: Njeriu i vetëm që ka penguar hetimet për 21 Janarin është Edi Rama!

Kryetari i PD, Sali Berisha teksa është pyetur nga gazetarët për hetimet e 21 janarit u shpreh se, dosja është penguar nga Edi Rama, për shkak të përfshirjes së këtij të fundit.

Duke folur para gazetarëve në SPAK, ku u paraqit më herët, Berisha tha se, zbardhja e kësaj dosjeje, është interesi më maksimal i tij dhe PD-së, për shkak se siç theksoi lideri demokrat, ajo ishte demonstrata më e dhunshme në historinë e vendit, me një agjendë politike, që kishte për qëllim përmbysjen e pushtetit.

“Tani, do të sqaroj shqiptarët se nga viti 2013 gjer në vitin 2025, njeriu që ka penguar çdo hetim të asaj dosje ka vetëm një emër dhe ky është Edi Rama.

Shqiptarët e dinë mirë, se unë nuk kam pasur, përkundrazi një armiqësi të hapur me Ina Ramën, e cila në qoftë se ky është sivëlla me Troplinin, Ina është simotër e Troplinëve. Mësoje nga unë këtë. Përveç të tjerash.

Por Ina Rama, e cila refuzoi prokurorin ndërkombëtar që unë kërkova, se erdhi prokurori ndërkombëtar, se nuk është e vërtetë që nuk erdhi, ka ardhur prokuror amerikan, nuk hetonte dot sepse i dilte Edi Rama.

Dhe kërkesa zyrtare e qeverisë amerikane është kjo: të hetohet nga polici i thjeshtë tek organizatori kryesor. Kjo kërkesë ka ardhur këtu nga Thomas Countryman që erdhi i posaçëm për këtë krizë.

Një.

E dyta, nuk ka asnjë diskutim që hetimi i plotë dhe zbardhja e kësaj çështje është interesi më maksimal i Sali Berishës dhe PD-së sepse ajo ishte e qartë një axhendë, ajo ishte demonstrata më e dhunshme në historinë e vendit, me një axhendë politike, përmbysjen e pushtetit…

Tani, i vetmi urdhër që ka pasur është ky, që Karlo Bolino që mori 4 mijë metër katror tokë të familjes Llagami, familja Begeja, etj, e lënë për gjimnaz, Naurela Llagami mori 3 milionë euro çka i përkiste familjes së vet, Karlo e mori me 1 euro dhe ju paguat 3 milionë euro për Karlon që e shpërbleu Edi Rama.

Nuk ka pasur asnjë urdhër absolutisht nga askush dhe nuk do mund ta gjejnë kurrë se ka pasur urdhër se nuk ka pasur urdhër.

Garda ka vepruar në përputhje me ligjin dhe vetëm ligjin, të miratuar nga mazhoranca socialiste para ardhjes sonë në pushtet. Kaq!, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nuk hëngri dardha pas shpinës së kryetarit/ Bardhi: Balluku është hija e zezë e pushtetit të Edi Ramës!

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar edhe njëherë në lidhje me …