Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, SPAK ka në krye një njeri që fsheh krimet dhe dosjet i mban në sirtarë! Berisha tha se, kjo e bën Dumanin dy herë më kriminel, se kriminelët e tjerë.
“SPAK është një institucion i përbërë nga njerëz të ndershëm, guximtar, njerëz, burra dhe gra që duan të zbatojnë ligjin, qoftë SPAK dhe BKH. Por SPAK-u ka në krye një njeri i cili, nuk mund ta sulmoja unë atë kurrë kot, pse nuk sulmoj një tjetër, një njeri i cili ka 4 banesa, 3 në emrin e vet dhe të 4-tën thotë banoj tek vjehrri, i paguaj qira vjehrrit.
Pra, vjehrrit qira, sikur e bija nuk ka pjesë në pronat e të atit. Por kush është ai që i pranon këto broçkulla, mashtrime dhe falsifikime. Ajo që është këtu, zonjë është ky; nuk ka zyrtarë në Shqipëri, cilado që të jetë rroga që mund të blerë 3 apartamente banimi me rrogë shteti. Kjo hiqje nga mendja.
Kështu që këtu janë para të lara nga Altin Troplini dhe të fshehura nga ata që i kanë bërë vettingun. Një kjo.
E dyta, besoj se kjo duhet të jetë një shqetësim i madh kjo që them unë, edhe për ju edhe për çdo qytetar. Nëqoftëse unë vij këtu para jush dhe lexoj pasazhe nga dosjet që këta kanë, në të cilat faktohen se, Taulant Balla ka bërë pazare për ‘Toyota Yaris’ për të nxjerrë mjetet e transportit të parave në rastin ‘Toyota Yaris’ të bandës së Elbasanit dhe këta si veprojnë, si vepron Troplini i hetimit paraprak.
Troplini bën këtë, dosja 26. Dosjen 26 e merr dhe e çon në gjykatë. 26/1 është Taulant Balla. Atë e mban në raft. Në një kohë kur Taulanti është po aq përgjegjës sa Fetahu, sa gjykatësja, etj., me radhë.
Mos është vetëm ky rast? Jo, është rasti i Ulziut, e patë ju si u bë Ulziu, desh u zhvesh në parlament nga sikleti. Uluziu e ka aty, që merrja pak atë masën atij Olzit, se është sjellë burrë i mirë. Altin Hajri dy kostume Uluziut.
Leje që po të mos reagonte Olsi Dado, do ngelte ai, se mua më thanë se është Olsi Dado, por nuk ishte ai.
Tjetër i thotë Halluni dhe Taulant Balla. I thotë Suel Çela, Taulanti të marrë Dritan Hallunin dhe të shkojë e të lirë ata që i vunë tritolin Lulzim Kullës. I ka në dosje ai.
Shikoni, ishte shumë e keqe ajo, se tritoli i eksplozoi në rrugë duke kaluar njerëzit. Ky e mban dhe Dritan Halluni, është diku në KLP apo në KLGJ, diku në një nga këto qeveritë e drejtësisë, ky e mban aty dhe Tao natyrisht asgjë.
Pra më thuaj ti mua, ata që fshehin krimin nuk janë kriminelë? Apo ata që fshehin krimin si qytetarë të thjeshtë janë kriminelë, kurse prokurori që ka për detyrë të dënojë krimin dhe e fsheh, nuk është kriminel. Është dy herë kriminel. Unë ndaj i them ato. Nuk them gjë pa fakte kurrë, kurrë.
Nuk mund të sulmoj, njerëz të ligjit që punojnë.
E morët vesh ju se çfarë kërcënimesh i kanë bërë Dritan Prençit. A e morët vesh? Nga Edi Rama tek Troplinin, për të tjerë pastaj familjarë të Rahmetllies, e me radhë. Dhe lexoni sot se çfarë shkruan sot Edi Rama me dorë të Batonit.
Megjithatë unë sot, më duhet të them se aty, të paktën pat një sinqeritet Batoni që thotë, fajin e ka Edi Rama. Lexojeni pak, se gazetarët janë ç’janë, por a ka njeri më të vërbër pas Edi Ramës se Batoni? Jo nuk ka. Por ja që njëherë i shpëton në jetë dhe njeri. E ka Edi thotë.
Tani a do vijë Edi këtu, më thoni pak? Edi, – Rahmetllia i tha, – nuk jam qurraveci i bashkisë, unë të marr me vete i tha. Dhe në fakt shkrimi i Batonit, tregon se ajo ka ndërmend me e marrë me vete”, u shpreh Berisha.
Gazeta RD