Divorc brenda familjes Balluku

Moderatorja Neda Balluku i ka dhënë fund martesës 10-vjeçare me Ogren Ballukun, vëllanë e ministres Belinda Balluku, duke kërkuar zyrtarisht divorcin në gjykatë.

Sipas mediave, Neda ka kërkuar këtë të hënë në gjykatë divorcin nga Ogren Balluku, teksa kohët e fundit marrëdhënia e tyre ka qenë në krizë.

Ata u njohën në vitin 2010, kur të dy ishin konkurrentë të spektaklit Big Brother Albania. Një prej çifteve më të përfolur në atë kohë, Neda dhe Ogreni vendosën të martoheshin në vitin 2015. Nga kjo martesë kanë ardhur në jetë dy djemtë, Serzh dhe Zai.

Ndonëse jeta e tyre ka qenë kryesisht private, Neda nuk ka ngurruar herë pas here të rrëfejë në media momente të veçanta nga ky rrugëtim. E mediat rozë shpesh i kanë cilësuar si një ndër çiftet e ekranit që i kanë rezistuar kohës.

About Krye Redaktor

Check Also

Tenderi “sekret” dhe projekt faraonik/ 6.2 milionë euro për hotel luksi në rezidencën qeveritare në Dajt

Ndërsa Tirana mbytet nga smogu dhe zhurma e protestave, krerët e shtetit kanë vendosur të …