Opozita ka informuar institucionet për atë që ndodh në Shqipëri, kemi denoncuar narkoregjimin që po shkatërron kombin

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë një konference shtypi tha se, opozita ka informuar institucionet për atë që ndodh në Shqipëri, kemi denoncuar narkoregjimin që po shkatërron kombin.

“Së pari raportin duhet ta lexojmë, ta shohim që të bëjmë vlerësime për të.

Por qëndrimi im është ky.

Përveç kriterit gjeostrategjik, Shqipëria në mënyrë absolute nuk plotëson asnjë kriter tjetër. Ne kemi bërë të pamundurën të informojmë institucione të BE-së, në mënyrë veçantë parlamentin. Por edhe përfaqësues të ambasadave të vendeve partnere për zhvillimet në Shqipëri.

Ky është një proces jo i lehtë për një opozitë, por kemi arritur 4 rezoluta ndërkombëtare të cilat janë pothuajse identike me raportin e OSBE-ODIHR. Cilido që lexon rezolutat dhe lexon raportin e OSBE-ODIHR, sheh një ngjashmëri shumë të madhe midis tyre.

Mirëpo ka përsëri mbrojtës të narkoregjimit, ka të tjerë që janë kritikë ndaj meje sepse unë denoncoj narkoshtetin, por unë denoncoj një të vërtetë të madhe që po shkatërron kombin tim dhe vendin tim.

Kurse ata që e mbrojnë, – e tregova dhe dje historinë e Donald  Lu-së. E tregova. – Nuk bëjnë gjë tjetër vetëm vazhdojnë atë linjë. Linjë xhepi komplet që ta dinë shqiptarët, linjë korruptive. Se të injorosh narkoshtetin në një kohë kur dokumente zyrtare faktojnë se vetëm Franc Çopja ka qarkulluar miliarda euro.

Në një kohë kur Euro dhe Dollari janë zhvlerësuar me 30-35%.

Në një kohë kur eksportet bien nga viti në vit me rënie dyshifrore, prodhimi industrial bie nga viti në vit, prodhimi bujqësor bie nga viti në vit, dhe shqiptarët ikin, ikin dhe vetëm ikin se u shkatërrohen vendet e punës.

Në një kohë kur këta zotërinj kërkojnë të mbulojnë diellin me shoshë, të mbulojnë kullat e drogës dhe korrupsionit me fraza boshe.

Ne kemi durim, e vazhdojmë betejën tonë informative, informojmë dhe kemi bindje të plotë se këto gradualisht do të realizohen”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Raporti i Komisionit Europian/ Zgjedhjet ishin të pabarabarta, korrupsioni i përhapur kudo

GJETJE E RAPORTIT Shqipëria ka mbajtur angazhim të lartë në procesin e integrimit evropian, teksa …