“Ka mbledhur të gjithë hajdutët”/ Lubonja: Rama duhet të japë dorëheqjen

Analisti Fatos Lubonja nuk kurseu as kritikat ndaj kryeministrit, duke e quajtur atë përgjegjës për mbledhjen e “hajdutëve” në qeverinë e tij dhe për këtë duhet të jap dorëheqje.

“Rama duhet të kërkoj dorëheqje dhe të fusë në partinë e tij, meqenëse është dhe më i mirë se ata të tjerët, kulturën e dorëheqjes. Nëse është njeri i ndershëm dhe i dalin ca që i hanë kumbulla, u kërkon atyre dorëheqjen. Mund të jap edhe dorëheqjen vetë sepse ka qenë kaq i paaftë sa ka mbledhur rreth tij vetëm hajdutë. Nëse është i ndershëm jep dorëheqjen se jam i paaftë”, tha Lubonja.

Më tej, Lubonja ka hedhur edhe një hipotezë lidhur me reagimin e Ramës ndaj vendimit për Erion Veliajn, ku thotë se vendimi mund të ketë pasur për qëllim mbrojtjen Belinda Ballukut, e cila është marrë e pandehur nga SPAK.

About Krye Redaktor

Check Also

Policia sulmon protestuesit me spraj lotsjellës, disa qytetarë shtrihen përtokë

Policia ka përshkallëzuar dhunën ndaj protestuesve, duke hedhur spraj lotsjellës ndaj tyre në bulevard. Si …