Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka liruar nga burgu ish administratorin e Bankers, Leonidha Çobo. Kapitali ka mësuar se gjykata e ka gjetur të padrejtë arrestimin e ish administratorit të Bankers nga Prokuroria e Fierit duke urdhëruar lirimin e mënjehërshëm të tij dhe zbutjen e masës në arrest shtëpie.
GJKKO ka vlerësuar se Çobo është hetuar në tre episode të tjera gjatë viteve 2020-2021 dhe nuk ka patur indicie për largimin e tij apo prishjen e provave. Ndaj gjykata e ka vlerësuar si të panevojshëm arrestin me burg.
Çobo ishte hetuar në vitin 2020-2021 nga Prokuroria Fier për veprimet e administrimit të kompanisë Bankers, procedim i regjistruar mbi bazën e kallëzimet penal të vet Bankers, pas ndryshimit të pronësisë në vitin 2018, për shpërdorim të kompetencave të administratorit, vjedhje duke shpërdoruar detyrën, korrupsion në sektorin privat, etj, duke kërkuar në përfundim të hetimeve pushimin e procedimit. Kërkesa e prokurorisë u pranua nga Gjykata e Shkallës së Parë Fier dhe u la në fuqi nga Gjykata e Apelit dhe nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë në atë kohë.
Zoti Çobo ishte larguar që para 10 vitesh nga drejtimi i Bankers, sapo kompania u ble nga kinezët. Por pavarësisht kësaj, ai u arrestua nga Prokuroria e Fierit në korrik të këtij viti me akuzë për krijimin e një skeme mashtrimi me të ardhurat, pastrimin e produkteve të veprës penale si dhe shpërdorim detyre. Bashkë me Çobon u arrestua dhe ish administratori Hongping Xiao.
Më vonë dosja e Bankers kaloi në juridiksionin e SPAK dhe Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila sot ka urdhëruar lirimin e çobos dhe zbutjen e masës ndaj tij në arrest me burg.
Gazeta RD