Belinda Balluku nuk është shfaqur në asnjë nga fotot e shpërndara nga zyra e Ramës në mbledhjen e grupit të deputetëve të PS, ndërkohë që Rama ka bërë thirrje që strukturat e PS të jenë gati për zgjedhje në cdo kohë. Kriza politike sikurse duket po precipiton shumë më shpejt nga sa ishte menduar.
Burime nga selia rozë bëjnë me dije se Rama kërkoi nga drejtuesit e strukturave të partisë që të punojnë për rinovimin dhe energjizimin e tyre.
Gjithashtu, gjatë takimit u theksua rëndësia e vazhdimit të komunikimit me bazën dhe intensifikimit të takimeve me qytetarët, si dhe përgatitja për zgjedhje në çdo kohë në Tiranë.
Kjo mbledhje vjen në një kohë kur Gjykata Kushtuese rrëzoi vendimin e qeverisë për shkarkimin e Erion Veliajt nga posti i kryebashkiakut të Tiranës dhe anulimin e dekretit të Presidentit për zgjedhjet në Tiranë.
Po ashtu, mbledhja u mbajt pak ditë pas marrjes të pandehur nga SPAK të zv.kryeministres Belinda Balluku për shkelje të barazisë në tenderin e Llogarasë, e cila gjithashtu është drejtuese politike e zgjedhjeve në Tiranë.
Gazeta RD