Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Balluku i ka thënë Ramës në zyrë “nuk jap dorëheqje se kam zbatuar porositë e tua”!
Berisha tha se, tuneli i Llogarasë është vepër kriminale, është kryer krim dhe është kryer nga Edi Rama.
“Imagjinoni miq, Arben Ahmetaj me mandat arresti, sepse ish-bashkëshortja shtronte pllaka të paguara nga Mirel Mërtiri apo Zoto, dhe për atë, mandati i arrestit.
Në një kohë kur ai për hir të vërtetës kishte kundërshtuar 4 herë ndërtimin e atij inceneratori.
Tani, duhet të jemi të ndershëm dhe të drejtë.
Në qoftë se ne presim që prokurorët të shkojnë dhe t’i vënë hekurat Edi Ramës, ne jemi personazhe, nuk jemi njerëz reale.
Është populli ai që thotë fjalën e vet.
Ata folën. Tuneli i Llogarasë është vepër kriminale. Është kryer krim dhe është kryer nga Edi Rama.
Ndaj dhe tani ne, demokratët, në frymëzimin e atyre protestave që hoqën nga froni njërin nga ligësitë më të mëdha karakteriale të këtij vendi siç ishte Erion Veliaj, se ishte, sepse gjëmat dhe bëmat e tij janë të pabesueshme.
Tani e ka radhën kreu i Meduzës!
Leonidha me 300 përballoi 100 mijë.
Asgjë nuk mund t’i thyejë njerëzit e guximshëm që mbrojnë një çështje të drejtë.
Dhe nuk ka çështje më të drejtë se kjo.
Të pranojmë ne Ervis Berberi, ky e ai, ata janë të korruptuar deri në palcë, por janë ushtarë të Edi Ramës.
O do u dalim ne zot tani qytetarëve, ose historia do na dënojë.
Nuk ka pasur në historinë 32-vjeçare të shtetit, akt flagrant si ky.
Është djegësi, por është proces vullkan. Në zierje. Kurse këtu nuk ka, janë dy persona, Edi Rama dhe Lubi Balluku.
A e dini që kanë ndenjur 4 orë në zyrë ata në gjendje shoku, kolapsi. Dhe ajo i thotë, nuk jap fare dorëheqjen se kam zbatuar vetëm porositë e tua.
Edhe atij i ka thënë, mos më shih për grua, se vesh rrobat e burrit.
Se ajo sot ka 50-vjetorin e ekzekutimit të gjyshit të vet, i cili ishte një serial killer. Po të lexoni për Beqir Ballukut, ai ka qenë një serial killer. Ka vrarë intelektualë të Tiranës si serial killer.
Por ato janë çështje të tyret.
Afera e tunelit të Llogarasë është aferë e Edi Ramës para se gjithash.
Ndaj dhe demokratët, atë që i bënë Erion Veliajt, atë fat do i rezervojnë Edi Ramës.
Nuk ka asnjë kod moral, asnjë gjë tjetër. Ose ai largohet, ose është fundi i opozitës.
Unë kam shumë besim tek guximi, tek trimëria, tek vendosmëria e demokratëve, e opozitarëve, e qytetarëve.
Tani e kanë lakuriq narkosin, tani nuk ka më iluzione”, tha Berisha.
Gazeta RD