Berisha: Prokurori i çështjes së tunelit të Llogarasë ka bërë punën e tij, ai është kërcënuar nga Edi Rama!

Kreu i PD, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në grupin parlamentar të PD, ka reaguar ashpër ndaj qeverisë dhe ka nxjerrë akuza të forta ndaj Edi Ramës dhe menaxhimit të çështjes së tunelit të Llogarasë.
Berisha tha se, prokurori që po heton çështjen ka bërë punën e tij në mënyrë të drejtë, por ai nuk mund të jetë “prej guri” pasi, sipas Berishës, ai është kërcënuar nga vetë kryeministri.
“Tani, e them këtu, prokurori, për mendimin tim, e ka bërë punën e tij.
Nuk janë prej guri.
Nuk mund të them.
Sepse ky i kërcënon. Ky i zhduk.
Ky u thotë e ke personale me mua, i zhduk. E zhduku Ervis Martinin. Ta di targën, i tha, iku. Nuk i di kush nam e nishan atij.
Edhe një tjetri se kujt i tha para disa muajsh. E ke personale, i tha. Dhe po tha personal, ai të nxjerr bandat dhe të vret.
Nuk e di a i ka thënë këtij, se këta nuk i thonë gjërat.
Ai duhet ta denoncojë publikisht.
Por e vërteta është se dera që çeli prokurori është derë që nxori lakuriq të zi siç është në rrafshin korruptiv Edi Ramën.
Ndaj dhe njerëzit e politikës, që duan të mbajnë të vërtetat, nuk mund të pranojnë kurrë Lubinë për të parën në këtë aferë.
Jo, nuk është Lubia e para.
Nuk është kokë turku, jo, jo, është gjer tek veshët përgjegjëse për aferën.
Se këndej i thotë është Palloshi i Gjatë, këndej firmos 50 milionëshet. Këta janë një llum.
Por ne nuk jemi ata që mund ta pranojmë këtë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Bardhi: Balluku nuk mund të fshihet as pas frikës që ka kapur “Palloshin” që e ka marrë peng!

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar sërish ndaj zv.kryeministrja Belinda Balluku, …