Kadastra e Shtetit, Rama largon nga detyra “njeriun” e Ballukut

Këshilli i Ministrave ka bërë ndryshime në përbërjen e Këshillit Drejtues të Agjencia Shtetërore e Kadastrës.

Ermal Nufi është liruar nga detyra si përfaqësues i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe në vend të tij është emëruar Viola Haxhiademi.

Alban Mësonjësi është zëvendësuar nga Dritan Palnikaj, përfaqësues i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Ermal Nufi, ka punuar si këshilltar ligjor dhe më pas drejtori i kabinetit të zv.kryeministres Belinda Balluku, e cila  është marrë e pandehur nga SPAK, nën akuzën për shkelje të barazisë në tenderin e tunelit të Llogarasë.

Sipas emisionit “Vetting”, vetëm tre ditë pas emërimit të tij si kryetar i Bordit të Autoritetit Rrugor Shqiptar më 29 qershor 2022, një kompani ku vëllai i tij ishte ortak fitoi tenderin për Lotin 8 të rrugëve Fier–Divjakë, me vlerë 879 mijë euro, edhe pse kishte oferta më ekonomike.

Konkretisht bashkimi i kompanive “BE-IS” dhe “ERGI” shpk do të shpalleshin fitues nga ish Drejtori Evis Berberi për Lotin 8 “Mirembajtje me performance e segmenteve rrugore Fier Shegan – Divjake + K/Rr. Nacionale – Grabian + Strume – Qafe Marinez.

About Redaksia

Check Also

Manifest ideor i të djathtës shqiptare (vazhdim)

Nga Nikola KEDHI IIC. Shteti i së Drejtës: Ligji si kufi i pushtetit, jo si …