Afera tunelit të Llogarasë, Berisha vendos foton e takimit në Ankara në karrigen bosh të Ramës

Kryetari i PD, Saliu Berisha para se të dilte në foltore vuri në postin e lënë bosh nga kryeministri Edi Rama foton e takimit në Ankara me  drejtues të kompanive turke, që më pas u shpallën fituese në tenderin e tunelit të Llogarasë.

Fotoja u hoq nga ministri Toni Gogu.

Gara për hapjen e tunelit u bë pikërisht pasi drejtuesit më të lartë të qeverisë zhvilluan një takim me drejtues të kompanive turke, që më pas u shpallën fituese në tenderin e tunelit të LLogarasë. Siç e shihni edhe nga fotot në takimin e zhvilluar në kryeqytetin turk me përfaqësuesit e kompanisë merrnin pjesë Kryeministri Rama, Ministrja përgjegjëse për infrastrukturën Belinda Balluku dhe vetë ish-zvkryeministri Ahmetaj.

Takimi është zhvillua në datën 3 qershor në Ankara, ndërsa 21 ditë më pas, është bërë dhe rishpallja e tenderit me vlerë të fondit limit prej 190 milionë eurosh.

About Redaksia

Check Also

Berisha prezanton programin e PD: Fokusi kryesor do jetë ekonomia dhe lufta pa kompromis ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit

Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë fjalës në Kuvend prezantoi programin e Partisë Demokratike. Berisha …