Lideri opozitar, Sali Berisha shtoi se nuk ekziston asnjë direktivë e Bashkimit Europian që mbështet largimin nga binariteti gjinor apo terminologjinë e identiteteve të shumëfishta, dhe se çdo keqinterpretim vjen nga padituria. Në përfundim të replikës, Berisha ironizoi Gogun duke i thënë të pyesë “kryetarin e tij” për kuptimin e fjalës “bipolaritet”.
REPLIKË E PLOTË
Së pari, injoranca nuk është kurrë argument.
Parafolësi duket se fjalën binar e ngatërron me fjalën bipolar.
Por, Zot fale se ç’di të thotë.
Fjala binar në konceptin tim nuk është kurrë fyerje.
Binar quhet burri dhe gruaja.
Gjini binare do të thotë mashkull dhe femër.
Ti që ngrihesh dhe thua fyerje, duhet të ndjehesh keq me veten tënde.
Është e turpshme.
Nuk e bën asnjë nxënës i klasës së katërt një gafë të tillë.
Nuk mund ta fyeja unë atë, e thashë këtu, përkundrazi, e vetmja gjë që kërkova është të na tregojë cilën direktivë.
Dhe nuk e kërkova kot sepse unë para se të vij kam kërkuar nga ekspertë, nga njohës të të drejtës evropiane, dhe ata më kanë garantuar, siç e thashë, se nuk ekziston asnjë direktivë e BE për largimin nga binariteti dhe adaptimin e identiteteve me spektër të ndryshëm dhe me përkatësi të shumëfishtë.
Pra, dyfishësia dhe shumëfishësia që ta mësoni ju është binaritet, multibinaritet.
Nuk kanë lidhje me polaritetin.
Atë e di më shumë se kushdo tjetër, kryetari yt.
Shko dhe pyete kryetarin tënd të të shpjegojë se çfarë është bipolariteti.
Ai ta thotë ty mirë.
Si e diskriminova?
Pse e quajta binar?
Asnjë diskriminim, përkundrazi thashë binar. Dhe binar nuk mund të jetë fyerje kurrë.
As edhe gej nuk mund të jetë fyerje kurrë. Jo, nuk janë fyerje këto për terminologjinë e njeriut që beson në mosdiskrimimin.
Jo. I ke ti këto, por jo unë, se unë jam autori i një ligji, i cili pikërisht nuk pranon dhe dënon diskriminimin për orientimin seksual.
Pra, qenka binar sipas teje fjalë fyerëse?
Mund të them shumë gjëra për këtë. Turp. Ishte turp kjo!
Gazeta RD