Ministrja e Ramës e pranon mungesën e ilaçeve tek Onkologjiku: Sfidat ekzistojnë!

Ministrja e re e Shëndetësisë, Evis Sala ka pranuar se sa i përket spitalit Onkologjik ka problematika ekzistente.

Ajo u shpreh në Kuvend se 1 mld lekë janë alokuar vetëm për barnat tek Onkologjiku, por nuk tha se si po vepron për të zgjidhur skndalet vrastare që janë bërë publike në media së fundmi.

“Nuk dua të bëj politikë me dhimbjen e pacientëve. Pak kohë më parë km pranuar një sfidë personale si mjeke, pasi karrierën time e kam nisur pikërisht tek Onkologjiku ku këto kohë kam prekur çdo skutë pa praninë e medias.

Sfidat ekzistojnë dhe de jemi duke vepruar. Vetëm 3 ditë më parë u rialokuar 300 milionë lekë fond për të zgjidhur problemin urgjent me barnat në QSUT”, tha Sala.

About Redaksia

Check Also

Tenderi “sekret” dhe projekt faraonik/ 6.2 milionë euro për hotel luksi në rezidencën qeveritare në Dajt

Ndërsa Tirana mbytet nga smogu dhe zhurma e protestave, krerët e shtetit kanë vendosur të …