Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, nga foltorja e Kuvendit evidentoi shifrat e raportit të KLSH, i cili informon për vjedhjen e 900 milionë eurove në dy vite nga qeveria Rama.
Gjatë fjalës së tij, Noka denoncoi braktisjen e sallës ngapas braktisjes nga mazhoranca dhe ministrave gjatë raportimit të Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit.
“Zotërinj, në raportin e KLSH-së bëhet fjalë për 900, 900 milionë të vjedhura, po jo nga njerëz të paidentifikuar, të vjedhura nga këta këtu.
Ja ku i keni. I shikon këtu? Këta këtu, shqiptarëve për dy vjet, thotë raporti i KLSH-së, ju kanë vjedhur 900 milionë euro. A e kuptoni apo jo? Prandaj vini e thoni këtu, flisni ju se buxheti 9 miliardë. Po mo po. Po shkon shifra afër 1 miliard për dy vjet që e keni vjedhur shqiptarët, këta e kanë vjedhur. Dhe sot kur flet, kur vjen kryetari i KLSH-së, që t’i informojë qytetarët e këtij vendi për këtë batërdi që është bërë, këta ikin të gjithë.
Po pse ikin? Sepse nuk mund të rrinë. Ë? E këtu pra, sepse temjanin kundër këtyre djajve hajdutë e kishte në dorë kryetari i KLSH-së, jo ky pastori këtu. Prandaj ikën djajtë, e ikën djajtë sepse tundej temjani para djajve hajdutë që janë këtu mbrapa. E, po pse? Pse ikën këta? Po ku ka qeveri në botë që të ndalojë auditimin nga Kontrolli i Lartë i Shtetit apo çdo lloj auditimi? Ku ka kryeministër që terrorizon, kërcënon, shantazhon audituesit? Mos auditoni mua! Po! Kjo ka ndodhur! Kjo ka ndodhur! Dhe personi është sot i larguar nga puna me, sepse ishte i terrorizuar, prandaj u largua. Kërkoi të largohem tha, se unë nuk kryej dot punën time, sepse mua më kërcënon ministri.
Pse? Se unë auditoj vjedhjet e ministrit dhe të qeverisë së tij. Ku janë? Ku janë këta? Ku janë këta? Ku janë? Vetëm shërbëtori i djallit këtu është. Të tjerët nuk janë, hajdutët. Ku janë hajdutët? A mund t’i thoni ju? A është normale kjo? Çfarë rëndësie ka se jeni ju? Ju erdhët një pjesë e ikët edhe ju kur raportoi, nuk ka, nuk ndodh. Mazhoranca boshatisi sallën kur kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit relatonte këtu”, tha Noka.
Gazeta RD