Pastori Akil Pano gjatë fjalës së tij në tubimin para Kuvendit kundër projektligjit të barazisë gjinore bëri thirrje për unitet midis komuniteteve fetare dhe qytetarëve të shqetësuar për ndikimet që ky ligj mund të ketë në strukturën e familjes dhe në jetën e përditshme të shqiptarëve.
Ai tha se, ky projektligj të censuron lirinë e shprehjes, të besimit dhe të familjes. Pano tha më tej se, ky është momenti kur myslimanë dhe të krishterë bashkohen për të thënë jo ligjit të George Soros, për të thënë jo projektligjit të politikave të ekstremit të majtë.
“Ky projektligj të censuron lirinë e shprehjes, të besimit dhe të familjes. Ky është momenti kur myslimanë dhe të krishterë bashkohen për të thënë jo ligjit të George Soros, për të thënë jo projektligjit të politikave të ekstremit të majtë.
Ne jemi sot këtu për të thënë jo rikthimit të komunizmit në Shqipëri, për të thënë jo shkatërrimit të familjes dhe të fëmijëve.
Jemi mbledhur sot këtu nën flamurin shqiptar, pasi Shqipëria meriton të lartësohet, familja duhet të lartësohet dhe njëri duhet të mbështesë tjetrin në gjithçka.
Mbase kemi humbur shumë gjëra në këto vite, por nuk do të lejojmë kurrë që të neperkëmben dinjiteti i shqiptarëve, identiteti i fëmijëve të vihet në lojë dhe ardhmëria e Shqipërisë të rrezikohet.
Unë jam shumë i lumtur që sot me ne prezantë janë imamët e komunitetit fetar, kemi Forumin Mysliman të Shqipërisë, përfaqësues edhe nga KISHA Ungjillore, kemi qytetarë të mbledhur për të bërë rezistencë përballë këtij projektligji.
Ky projektligj nuk trajton vetëm çështje barazie, por në thelb është burokracia më e madhe që ekziston.
Unë dua të falënderoj të gjithë ata që janë sot përballë meje, bashkë me liderin e opozitës, Sali Berisha, i cili është këtu. Falënderoj të gjithë deputetët që do t’i thonë jo këtij projektligji sot”, tha pastori Pano.

Gazeta RD