Berisha: Opozita do hapë platformën parlamentare para kryeministrisë ku do flasin deputetët dhe qytetarët

Kryetari i PD, Sali Berisha në një deklaratë për shtyp nga selia e PD tha se, narkomazhoranca apo pseudomazhoranca ka kaluar në ekstrem.

Berisha tha se, opozita do hapë platformën parlamentare para kryeministrisë ku do flasin deputetët dhe qytetarët.

“Narkomazhoranca apo pseudomazhoranca ka kaluar në ekstrem.

Në parlament nga 9 seanca të zhvilluara, me gjithë angazhimin më serioz të opozitës në çdo komision, në çdo seancë, ju jeni dëshmitarë se opozita është lejuar të diskutojë vetëm në një seancë, çka do të thotë de facto asgjësim i parlamentit dhe parlamentarizmit.

Çka do të thotë shkelmim i Kushtetutës, rregullores së parlamentit, rendit kushtetues të vendit.

Çka do të thotë mohim i të drejtave të opozitës.

Plas çdo skandal, jo tanimë kryeministri, por as ministrat nuk paraqiten në interpelancë.

Në këto kushte do i sugjeroj grupit parlamentar dhe partisë që opozita të hapë platformën parlamentare para ndërtesës së Këshillit të Ministrave dhe aty deputetët e opozitës, qytetarët, të paraqesin në fjalimet e tyre të gjitha mendimet, propozimet, denoncimet.

Pas 9 seancash, opozita është lejuar të debatojë vetëm një ditë në parlament.

Atëherë ne kalojmë në debat me qytetarët.

Kjo përbën një hap të domosdoshëm për t’iu përgjigjur represionit në parlament të opozitës, të pluralizmit, shkelmimit të ligjeve, të Kushtetutës, në funksionimin e këtij institucioni”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Bardhi: Balluku nuk mund të fshihet as pas frikës që ka kapur “Palloshin” që e ka marrë peng!

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar sërish ndaj zv.kryeministrja Belinda Balluku, …