Deklarata e Berishës/ Opozita në protestë kombëtare

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paralajmëruar sot organizimin e një proteste kombëtare së shpejti, duke theksuar se kjo nuk do të ketë natyrën e një bojkoti të parlamentit, por do të shoqërohet me një strategji të dyfishtë: betejë brenda sallave të Kuvendit dhe mobilizim qytetar jashtë tij.

Në një deklaratë nga selia blu ai e përshkroi rrjedhën politike që sipas tij ka çuar në këtë vendim si rezultat të “votës së dhunuar” dhe “zgjedhjeve të vjedhura”.

Berisha akuzoi gjithashtu qeverinë për përdorim të kapaciteteve shtetërore dhe mediatike për të ndikuar rezultatin e zgjedhjeve.

Sali Berisha: Kjo nuk do të thotë bojkot i parlamentit, jo.
Por kjo do të thotë se opozita do zhvillojë betejë edhe brenda parlamentit.
Ajo ka të gjithë potencialin, të gjithë trashëgiminë dhe kësaj dhune të pandërprerë, kësaj mbyllje goje të opozitës në parlament, ajo do i përgjigjet me mjete adekuate, si në komisione, ashtu edhe në sallën e parlamentit.
Së pari.
Së dyti, kjo është opozita e votës së dhunuar.
Kjo është mazhoranca e zgjedhjeve të vjedhura.
Protestat kombëtare janë tejet të vonuara dhe së shpejti do komunikojnë para jush protestën e parë kombëtare dhe pastaj në vazhdim, ku ftojmë të gjithë ata qytetarë që janë të gatshëm të luftojnë për votën e lirë kundër një regjimi që e ka konfiskuar atë, e ka vjedhur atë.
Kundër një regjimi që ka përdorur të gjithë potencialin ekzekutiv, shtetëror, financiar, logjistik, mediatik për të blerë, për të influencuar, për të ndikuar dhe për t’u marrë votën shqiptarëve.
Përpjekja jonë për të transformuar parlamentin në një tribunë të fjalës së qytetarëve dhe interesave të tyre, has në absurditetin, në banditizmin e paprecedent parlamentar në historinë e vendit.
Qeveria u miratua pa debat.
Programi i saj pa debat.
Buxheti dje pa debat.
Të gjitha pa debat.
Atëherë ne do hapim platformën parlamentaro-qytetare para ndërtesës së Këshillit të Ministrave si hap i parë.
Por ne ndaj këtij regjimi jemi të vendosur të qëndrojmë me të gjithë potencialin dhe forcën tonë.
Ne nuk nënshtrohemi.

About Krye Redaktor

Check Also

Atentati në Rinas/ Berisha: Vrasësit i panë të gjithë përveç narko-policisë që kishte mbyllur sytë me maska!

Kryetari i PD, Sali Berisha ka reaguar sërish në lidhje me atentatin e regjistruar një …