Ardit ZENELI
Rama i ‘77 votave të zeza’ të PS, për të zezën e shqiptarëve
Ajo që pritej, ndodhi: Edi Rama, zyrtarisht e hodhi në erë Familjen Tradicionale Shqiptare, Shqipërinë
‘Ligji antifamilje’ i miratuar në parim me ‘77 vota të zeza të PS’, (të dala nga krimi, droga, korrupsioni edhe sipas raportit të OSBE/ ODIHR për zgjedhjet e 11 majit), në datë 6 nëntor 2025, në Kuvendin e Shqipërisë, ishte vendosja e tritolit nga Rama, për të hedhur në erë Kombin Shqiptar, duke e kthyer ‘Tiranën zyrtare’ në interes të kllounadës së radhës të agjendës Soros!
Me këtë sulm të errët zyrtar dhe juridik ndaj shqiptarëve që kanë ngelur në Shqipëri, Rama u bë autori pa firmë (si çdo ligj dhe aferë mega-korruptive pa firmën e tij), i mundësisë reale të ndezjes së një konflikti social nga hiçi, me ligësi të plotë, duke rreshtuar 77 kartona të zinj me logon PS, përballë 36 votave kundra
të opozitës, që mbronin familjen tradicionale!
Se çfarë është agjenda Woke e Sorosit, tashmë zyrtarisht me ligj në Shqipërinë e pushtuar nga Rama, do ta kuptojmë pak më vonë dhe më konkretisht, me shembuj vizivë nga këta që janë ‘skeptikë të paguar’ apo ‘skeptikë ideologjik’, që marrin milionat për muaj, duke shitur shpirtin si fillim, e pastaj me radhë deri te …
Në këtë moment, e ardhmja e fëmijëve tanë kërkon nga familja tradicionale shqiptare marrjen e rolit primar dhe përgjegjësisë së plotë, nëse duam të qëndrojmë në Shqipëri!
Koha e fjalëve, edhe pse nuk kishte asnje konsultim publik, veç atyre emisioneve të paguara miliona në tv kombëtare, me panele kurthe për mendimin ndryshe, nuk erdhi kurrë.
Tashmë s’ka vend për retorikë! Aksioni s’mund t’i lërë vendin premtimit të abrogimit të ‘ligjit AntiFamije’ në të ardhmen e papërcaktuar, as qartë, as bindshëm! E tashmja kërkon e kërkon energji e nuk ngopet dhe gjithmonë ka vend për aksionin e të gjithëve!
Opozita dhe PD duhet të kuptojnë rolin dhe të kenë empatinë e nevojshme për shqiptarët e ndershëm që luftojnë çdo ditë në rrugë me narko-regjimin e Ramës, për të mbajtur familjen, gruan, djalin, vajzën, nënën, babën, motrën apo vëllain.
Fundja Opozita është e jona dhe nga ajo do kërkojmë, qoftë edhe shumë!
‘Secili të bëjë punën e tij, Doktor’, – i tha një protestues, mbrëmjen e djeshme para Parlamentit, kreut të opozitës, Sali Berisha.
(Koha ka ardhur që deputetët e opozitë, t’i lënë rreshtimet mbrapa Berishës, kur i kap kamera nëpër protesta)
Fitili i përplasjes së madhe u ndez nga PS, pritet plasja!
Shqiptarët nuk do dorëzohen!
Gazeta RD