Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, nuk do pajtohemi me dhunimin e të drejtave të opozitës në parlament, do u japim përgjigjen që meritojnë.
Berisha theksoi se, Taulanti është vetëm përcjellës, është njeriu më i keqpërdorur në Shqipëri.
“Natyrisht, me të drejtat e opozitës, ne nuk mund të pajtohemi kurrë me këtë dhunim që u bëhet.
Prandaj, mendoj që sot të diskutojmë për një përgjigje të merituar.
Nuk duan parlament ata, por ne nuk bëhemi kurrë vegla të tyre.
Ne lamë çdo gjë, shkojmë në parlament.
Ju shkoni çdo ditë në komisione, dhe shkojmë aty, dhe ai e mbyll dyqanin aty. Merr mesazhin, mbylle i thotë Edi Rama, e mbyll ai.
Nuk është e Taulantit ajo, Taulanti është vetëm përcjellës. Se Taulanti është njeriu më i keqpërdorur në Shqipëri. Por ky është kapitull tjetër.
Është Edi Rama ai që i bën të gjitha këto”, tha Berisha.
Gazeta RD